Rodri tërbon Guardiolën

Futboll

Rodri tërbon Guardiolën

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:53
Rodri e Guardiola

Manchester City ruajti startin perfekt në Premier League me anë të fitores 2-0 ndaj Nottingham Forest, në Etihad. The Citizens mbeten të paprekshëm në vend të parë me 18 pikë, pas 6 ndeshjesh, por Pep Guardiola u shfaq i shqetësuar në fund të takimit.

Pasi skuadra e tij luajti me 10 lojtarë që prej minutës së 46-të. City po kryesonte kur Rodri u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasjeje me Morgan Gibbs-White në fillimin e pjesës së dytë.

Spanjolli është një lojtar shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolën, por ai do të mungojë në tre ndeshje, si pasojë e pezullimit. Dhe nuk do të jetë në fushë për takimin direkt ndaj rivalëve të Arsenalit (8 tetor).

Guardiola u shpreh krenar për fitoren 2-0 të skuadrës, por ai shtoi se mesfushori duhet t’i kontrollojë më mirë emocionet në fushën e lojës.

”Rodri duhet ta kontrollojë veten dhe emocionet. Ai duhet të jetë gjithmonë i kujdesshëm. Unë mund të marr një karton të verdhë, por Rodri nuk mundet. Ai duhet të mësojë nga ky gabim.

Zhvilluam një ndeshje fantastike. Ndërsa pjesën e dytë e menaxhuam në mënyrë perfekte. Them kështu, pasi skuadra rezistoi për rreth 51 apo 52 minuta me 10 lojtarë, dhe kjo nuk është aspak e lehtë.

Tanimë, synimi është të rikuperohemi në kohë për ndeshjen e radhës”, përfundoi trajneri spanjoll i kampionëve në fuqi të Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat