Mbappe vendos para 14 shkurtit

Futboll

Mbappe vendos para 14 shkurtit

Më: 6 janar 2024 Në ora: 11:49
Mbappe

Gazeta “L’Equipe” ka bërë të qartë se kampionët në fuqi të Francës, kanë filluar të mendojnë se çfarë i pret pasi lojtari të largohet nga radhët e tyre në verën e ardhshme.

Në fakt, Kilian Mbape nuk ka marrë ende vendimin e tij se ku do të vazhdojë karrierën pas kësaj vere, kur i mbaron kontrata me PSZH-në, Por sipas gazetës franceze, vendimi i tij do të vijë para datës 14 shkurt, kur skuadra luan ndaj Real Sosiedadit në Ligën e Kampioneve.

Klubi dhe lojtari gjatë kësaj periudhe do të kenë të qartë atë që do të ndodhë, në mënyrë që të gjithë palët të jenë të fokusuara vetëm te sfidat europiane dhe të mos vazhdojnë pafundësisht debatet mediatike si dy vite më parë.

Edhe pse klubi vazhdon të shpresojë që lojtari të rinovojë, në rast lamtumirë të tij në verë, do të nisë një projekt të ri krejtësisht të ndryshëm nga ai aktual.

Këtë herë, nuk do të përqendrohet te superyjet e afirmuar në arenën ndërkombëtare siç bëri me emra si Nejmar e Mesi në të kaluarën, por me lojtarë të rinj të cilët pritet të bëhen yje, për të ndërtuar vetë nga e para një cikël fitues me futbollistë të uritur për suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat