Pioli largohet në verë

Futboll

Pioli largohet në verë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:01
Pioli djathtas

Duket shumë e vështirë që Stefano Pioli të qëndrojë në krye të stolit të Milanit sezonin e ardhshëm, pavarësisht rezultateve që mund të arrihen në sezonin aktual.

Pas titullit të fituar në vitin 2022 kanë dalë në pah shumë vështirësi, Milani nuk ka patur shumë vazhdimësi.

 Është thuajse e sigurtë që Pioli do të largohet në fund të sezonit, por kush do të marrë vendin e tij? Sipas “Tuttosport”, dy janë kandidatët kryesorë, që kanë një filozofi të ndryshme për lojën, por edhe CV të ndryshme.

Në “Pole Position” duket se është trajneri aktual i Bolonjës, Thiago Motta, që po shkëlqen këtë sezon në kampionat. Trajnerit i skadon kontrata dhe nuk duket se ka ndërmend të rinovojë me kuqeblutë.

Në krahun tjetër qëndron Antonio Conte, një trajner më ekspert dhe më fitues.

Por Conte kërkon lojtarë të afirmuar dhe jo të rinj që duhen promovuar. Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit pretendon edhe një pagë shumë të majme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat