Allegri: Duhet të ruajmë ekuilibrin

Futboll

Allegri: Duhet të ruajmë ekuilibrin

Më: 16 janar 2024 Në ora: 13:15
Allegri

Juventus do të përballet sot në mbrëmje ndaj “maces së zezë”, Sassuolo. Bardhezinjtë synojnë të ruajnë hapin e Interit, për të mos lënë zikaltërit të krijojnë më shumë shkëputje.

Gjatë konferencës për shtyp, Allegri theksoi se futbolli do ekulibër dhe gjithashtu foli edhe për Chiesa apo Yildiz.

“E dimë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje kundër Sassuolo.

Ka shumë kualitet si skuadër dhe luan më mirë në transfertë, duhet të mos i japim hapësira dhe të shfaqemi entuziastë.

Në ndeshjen e parë na dhanjë një shuplakë të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse së fundmi kemi vuajtur shumë me ta.

Yildiz dhe Chiesa në formacion? Në këtë moment nuk e shoh si opsion aktivizimin e tyre pas një sulmuesi, kemi ekuilibër dhe nuk mund të kthehemi një skuadër balerinë. Chiesa dhe Yldiz mund të bashkëjetojnë në fushë, por kemi disa ekuilibra që duhen respektuar.

Prej humbjes së fundit me Sassuolo skuadra është rritur, por duhet ruajtur balanca pasi është shumë e lehtë të rrëshkasësh. Duhet entuziazmi, por pa kaluar në eufori.

Duhet të mos fiksohemi pas titullit, kjo skaudër është ndërtuar për të shkëlqyer pas pesë vitesh”, ëshë shprehur Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat