Më 25 nëntor, institucioni më i rëndësishëm futbollistik në botë, FIFA, ka zbuluar vendimin e radhës se Tirana ka humbur gjyqin, ndërsa numri i gjyqeve të humbura ndaj palës tjetër shkon në 6 të tillë.
Kjo situatë është “këmbanë alarmi” para merkatos së dimrit, ku nëse “rekordmenët” e Shqipërisë nuk ia dalin të shlyejnë palët paditëse, atëherë s’do kenë mundësi të afrojnë lojtarët të rinj.
Nuk mjaftojnë rezultatet e vështira dhe kritikat!
Pas 12 javësh në Superiore, Tirana mban vendin e 6-të me 16 pikë, shumë pranë “zonës së ftohtë” të tabelës, ndërsa kritikat për lojën e 26 herë kampionëve të Shqipërisë janë rritur në masë.