Luhet në Kukës dhe Durrës, ngre siparin java e 20-të e Superiores

Futboll

Luhet në Kukës dhe Durrës, ngre siparin java e 20-të e Superiores

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

“Abissnet Superiore” ngre sot siparin e javës së 20-të. Dy ndeshje mjaft interesante do të luhen në Kukës dhe Durrës, me ekipet që janë në kërkim të pikëve mjaft të rëndësishme.

Ndeshja e parë është ajo mes Kukësit dhe Egnatian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena” do të startojë në orën 13:30.

Dy ekipet vijnë në këtë sfidë me objektiv 3 pikëshin, me Egnatian që dëshiron marshimin si kryesuese, ndërsa verilindorët “luftojnë” për “Final Four”.

Në krahun tjetër në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të presë Tiranën për të luajtur një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante.

Teuta kërkon pikë jetike, ndërsa Tiranan kërkon fitoren për të qenë sa më e sigurt në zonën e katërshes së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat