Shifrat flasin qartë

Futboll

Shifrat flasin qartë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:01
Messi e Ronaldo

Cristiano Ronaldo thumboi FIFA-n për zgjedhjen e Lionel Messit si lojtari më i mirë për vitin 2023, duke pretenduar se ai ‘nuk e ndoqi ceremoninë’. Ai i bëri këto komente në një intervistë të fundit për median portugeze Record.

Thelbi i diskutimit në intervistë ishte besueshmëria dhe niveli i kampionateve të futbollit në mbarë botën. Intervistuesi e pyeti Ronaldon:

“A ju shqetëson që Arabia Saudite përmendet si kampionat me më pak shikueshmëri? Për shembull, Lionel Messi së fundmi fitoi çmimin e më të mirit dhe luajti praktikisht gjatë gjithë vitit në MLS, e cila gjithashtu nuk ka shikueshmërinë e futbollit europian?”.

Superylli portugez thjesht u përgjigj:

“Jam mësuar dhe e di se si funksionojnë këto organizata. Të them të drejtën nuk e kam parë ceremoninë e çmimeve të FIFA-s”.

Intervistuesi më pas e pyeti atë në lidhje me polemikat rreth shpalljes së Messit si lojtari më i mirë para Erling Haaland, i cili udhëhoqi Manchester Cityn drejt Triplete-s në sezonin 2022-23. Për këtë ai u përgjigj:

“Mendoj se në një farë mënyre këto çmime po humbasin besueshmërinë. Duhet të analizojmë të gjithë sezonin.

“Nuk do të thotë se Messi nuk e ka merituar, apo Haaland apo edhe Mbappe, thjesht nuk besoj më në këto çmime dhe nuk është sepse kam fituar çmimin Globe Soccer, por këto janë fakte, numrat janë aty dhe numrat nuk gënjejnë.

“Ata nuk mund të ma heqin këtë trofe sepse është një realitet, kështu që më bën edhe më të lumtur, sepse shifrat janë fakte”.

Cristiano pati një vit të jashtëzakonshëm në 2023, duke shënuar 54 gola në 59 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Al-Nassr dhe ekipin kombëtar të Portugalisë.

Ai la mbrapa lojtarë si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Haaland për të përfunduar si golashënuesi më i mirë në botë në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat