Allegri me disa probleme në formacion

Futboll

Allegri me disa probleme në formacion

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:57
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës në kampionat mesfushorin francez Adrien Rabiot. Lojtari nuk është stërvitur me skuadrën dhe do të mungojë për të dytën sfidë radhazi, pas asaj me Lecce pak ditë më parë.

Rabiot ka një problem me pulpën dhe është stërvitur veçmas skuadrës edhe këtë javë, duke e bërë të pamundur aktivizimin e tij. E njëjta situatë edhe për sulmuesin Federico Chiesa, që nuk është stërvitur me grupin. Edhe ai mungoi ndeshjen e fundit për shkak të një problem në gju.

Gjithsesi, prania e Chiesa është në dyshim, pasi stafi mjekësor do të shohë gjendjen e tij deri të shtunën, kur luhet ndeshja ndaj Empoli. Nëse sulmuesi do të stërvitet dy ditët në vijim do të luajë, në të kundërt do të qëndrojë pushim ose në stol.

Grumbullimin e parë me bardhezinjtë mund të ketë blerja e re, Tiago Djalo, që ka nisur stërvitjen me skuadrën. Ai ka kryer testet e para dhe do të integrohet gradualisht me skuadrën dhe mund të grumbullohet, por vështirë se do të zbresë në fushë. Djalo do të mbajë numrin 33.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat