Trajneri i Spanjës kundër tifozëve të Realit

Futboll

Trajneri i Spanjës kundër tifozëve të Realit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 11:59
De la Fuente

3-3 përfundoi miqësorja mes Spanjës dhe Brazilit, takim ku u akorduan dy penallti: dy për vendasit dhe një për ekipin Seleçao.

Dueli i luajtur në “Santiago Bernabeu” u ndoq edhe nga Sylvinho. Trajneri i kombëtares kuqezi përfitoi të shihte nga afër Spanjën, një nga rivalët e grupit B në Euro 2024.

Alvaro Morata u vërshëllye nga tifozët e pranishëm në “Santiago Bernabeu”, veprim që u kundërshtua me forcë nga Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares iberike.

Tifozët e Realit nuk e kanë harruar ende “tradhtinë” e sulmuesit, aktualisht pjesë e Atletico Madrid, skuadrës tjetër të kryeqytetit spanjoll.

“E turpshme! Më dhemb në shpirt kur një futbollist i Kombëtares vërshëllehet në vendin tim. Më vjen realisht turp nga ajo që ndodhi.

Atmosfera në Bernabeu ishte e shkëlqyer, por si spanjoll që jam ndiej turp të madh kur vërshëllehet një lojtar spanjoll. Edhe pse shumica e mbështetën skuadrën.

Është detyrë e të gjithëve të edukojmë njerëzit që të mbështesin Kombëtaren. Duhet t’i lëmë menjanën ngjyrat e klubeve, mendoj se në këtë aspekt duhet të punojë edhe shtypi”, u shpreh trajneri 62-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat