Gjilani dhe Fushë Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të Fushë Kosovës në takimin që pritet të fillojë nga ora 15:00.
Vendasit janë të motivuar pasi nuk dinë për humbje në tre ndeshjet e fundit dhe synojnë pikë maksimale që të largohen nga pozita e tetë e tabelës.
E në anën tjetër, Fushë Kosova ka treguar se dinë të befasojë edhe pse ndeshjen e kaluar u mposht nga Feronikeli ’74.
Fushë Kosova ka 20 pikë në pozitën e nëntë.
Formacioni
Gjilani: Bllaca, Roganovic, Acka, Bilalli, Basa, Heric, Bajrami, Kqiku, Shabani, Ismajli, Jaroviq.