Çekiçi dhuron asist

Futboll

Çekiçi dhuron asist

Më: 21 prill 2024 Në ora: 20:43
Endri Çekiçi

Endri Çekiçi dhuroi asist në ndeshjen e Pendikspor ndaj Galatasaray-t, megjithatë skuadra e tij u mposht me rezultatin 4-1.

Ndërsa Galatasaray ishte në avantazh me dy gola, Çekiçi u aktivizua në minutën e 43’ në vend të Ndiaye, që la fushën e lojës pas një dëmtimi.

Mesfushori shqiptar ekzekutoi një goditje dënimi në minutën e 85’, duke i dhuruar asist Ozturk-ut, i cili e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1, me Galatasaray-n që kryeson me 90 pikë, teksa Pendikspor renditet në vend të parafundit me 30 pikë.

Pas ndeshjes Çekiçi u vlerësua me notën 6.9, nota më e lartë pas Ozturk përsa i përket ekipit të Pendikspor në këtë përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat