Ish-interisti merr drejtimin e Juventusit

Futboll

Ish-interisti merr drejtimin e Juventusit

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Është zyrtare, trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Thiago Mott . Trajneri italo-brazilian ka nënshkruar një marrëveshje me Juventusin deri më 30 qershor 2027 dhe vjen në këtë pozitë si pasues i Maximiliano Allegrit.

Thiago Motta filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2018, duke u nisur nga ekipi i të rinjve të Paris Saint Germain, ekipi me të cilin ai kishte përfunduar aventurën e tij të lojës disa muaj më parë; në Itali ai mbërriti në pankinën e Genoa-s në vitin 2019 , dhe më pas drejtoi Spezian dhe Bologna-n, skuadrën në të cilën në dy vitet e fundit ai arriti të shfrytëzojë sa më shumë idetë e tij të lojës dhe me të cilën arriti një kualifikim historik në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që filloj një eksperiencë të re në krye të një klubi të madh si Juventusi.

Falenderoj pronarët dhe menaxhmentin të cilët i siguroj për të gjithë ambicien time për të mbajtur ngjyrat e Juventusit lart dhe për t'i bërë tifozët të lumtur ”, tha Motta pas zyrtarizimit në kry të bardhezinjëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat