Egnatia njofton transferimin e ri

Futboll

Egnatia njofton transferimin e ri

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 13:08
Pamje nga prezantimi

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka transferuar një numër të konsiderueshëm lojtarësh në këtë merkato vere.

Klubi rrogozhinas, edhe pse me ekipin e sezonit të kaluar arriti t’i fitojë të gjitha, përsëri kanë menduar ta përforcojnë akoma më tepër ekipin, duke menduar edhe për kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Ditën e sotme, Egnatia ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Soumali Bakajoko për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi ka luajtur më parë te Xamax në Zvicër.

Klubi rrogozhinas e ka bërë të ditur transferimin e sulmuesit nëpërmjet një postimi në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat