Aymeric Laporte ndjen nostalgji për futbollin në Europë dhe është gati të largohet e të heqë dorë nga milionat e arabëve që përfiton te klubi i Al Nassr. Është ky lajmi që raporton spanjollja “AS”, e cila thekson se 30-vjeçari është i “joshur” nga ideja për t’u bashkuar me Realin e Madridit.
Kampionati Europian me Spanjën, vërtetoi se Laporte ka ende shumë vite përpara dhe “Los Blancos” e konsiderojnë ish-lojtarin e Manchester Cityt si një transferim me vlera për të shtuar opsionet në repartin difensiv.
Gjithnjë sipas “AS”, në ditët e ardhshme Laporte do të takohet me drejtorin sportiv të Al Nassr që për rastësi është një ish-madrilen si Fernando Hierro, ndërsa një takim do të mbahet edhe me trajnerin Luis Castro dhe presidentin e Al Nassr, Al-Muhaidib.
Laporte, do t’i komunikojë drejtuesëve të Al Nassr dëshirën për t’u larguar ndërsa mbetet për t’u kuptuar edhe reagimi i arabëve që e kanë lojtarin nën kontratë deri në vitin 2026.