Flick vendos rekordin e pazakontë

Futboll

Flick vendos rekordin e pazakontë

Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 20:20
Hansi Flick

Fitorja e sotme e Barcelonës 1:5 në transfertë ndaj Dep. A Coruna, e vendos trajnerin Hansi Flick në krye të një rekordi aspak të zakontë.

Sipas statistikave të publikuara nga “Mister Chip“, Flick ka fituar 72 nga 90 ndeshjet e tij të para në La Liga.

Asnjë trajner tjetër në historinë e këtij kompeticioni nuk ka arritur më shumë fitore në këtë fazë të karrierës së tij.

Fitorja e sotme e vendos trajnerin gjerman në krye të një liste të jashtëzakonshme, duke lënë pas Pep Guardiolën, ish-trajnerin e Barcelonës dhe Jose Mourinhon, trajnerin e Real Madridit. Pep dhe Mourinho kanë regjistruar nga 70 fitore në 90 ndeshjet e tyre të para në La Liga.

Italiani Carlo Ancelotti, gjithashtu ish-trajner i Real Madridit, renditet i katërti me 67 fitore. Pas tij vjen francezi Zinedine Zidane, sërish ish-trajneri i Real Madridit, me 66 fitore në 90 ndeshjet e tij të para në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat