Skuadra e Feronikeli 74 nga Drenasi nuk ndalet me përforcime.
Tani janë përforcuar me një futbollist nga Ukraina.
“Kemi arritur marrëveshje me futbollistin, Dmytro Semeniv nga Ukraina.
Semeniv vjen te Feronikeli nga Spartak Varna, ndërsa më parë ai ishte edhe pjesë e Liepaja, Pirin, PFC Lviv, Girnyk-Sport dhe Chornomorets.
26-vjeçari është sulmues anësor në të dy krahët dhe tek Feronikeli do të jetë së paku për këtë edicion.
Ukrainasi vjen në Superligën e Kosovës si një lojtar me shumë aftësi dhe me një përvojë të pasur”,- njofton FC Feronikeli 74.