Juventus vijon të mbetet skuadra me më shumë tifozë në Itali.
Skuadra bardhezi pavarësisht vështirësive në vitet e fundit mbetet ekipi më i dashur në vendin fqinjë.
Ekipi i Thiago Motta-s ka 7.9 milionë tifozë, 1% më shumë se një vit më parë.
Pas tyre qëndron Interi, disi i shkëputur me 4.1 milionë tifozë, por me një rritje prej 2%.
Milani zë vendin e tretë me 3.8 milionë tifozë, duke shënuar një rënie prej 3%. Napoli ka 2.9 mln tifozë, ndërkohë që pesshen më të mirë e plotëson Roma me 1.7 milionë tifozë.