Bashkim Veliu i ka dhënë fund beqarisë.
Futbollisti tetovar u martua para disa ditësh me bukuroshen Diellza Iseni po nga Tetova, me të cilën ishte në lidhje për disa vite.
Në dasmën e tij në Tetovë ishin të ftuar shumë mysafirë, bashkëlojtarë të Veliut te Shkëndija, Renova dhe bashkëlojtarë te klubi aktual Besa nga Dobërdolli.
Bashkim Veliu gjatë afatit kalimtar veror kaloi nga Shkëndija te Besa e Dobërdollit.