Odise Roshi ka zgjedhur klubin e ri ku do të vazhdojë karrierën. ‘
Rraketa’ e Kombëtares u largua nga Sakaryaspor pas dy vitesh të shkëlqyera dhe ishte në kërkim të një aventure të re.
U kthye në një sensacion merkatoje në Superiore teksa klubet elitare si Vllaznia e Partizani tentuan ta rikthenin në Shqipëri.
Bisedime pati, por pa sukses teksa as shoku i ngushtë, Bekim Balaj nuk ia doli ta bindte.
Roshi do të jetë futbollisti më i ri i Erzumruspor duke qëndruar sërish në Turqi. Anësori 33-vjeçar ka firmosur kontratën e re 1-vjeçare dhe do të prezantohet së shpejti në faqen e klubit.