Pulisic, 16 mijë kilometra për dy miqësore

Futboll

Pulisic, 16 mijë kilometra për dy miqësore

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 15:49
Christian Pulisic

Christian Pulisic do të duhet të udhëtojë 16 mijë kilometra me avion përpara se të kthehet në Itali. Lojtari rrezikon të kthehet pak si shumë i lodhur, për ndeshjet e rëndësishme që e presin Milanin. Ai është simboli i kursit të ri të kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë e presin dy ndeshje miqësore, ndaj Kanadasë dhe Zelandës së Re.

Atij i duhet të udhëtojë me një itinerar Milano-Kansas City-Cincinnati-Milano- për rreth dhjetë ditë. Një vit më parë ai mbërriti shumë i lodhur nga një udhëtim i tillë dhe luajti, ndoshta edhe për këtë arsye, një derbi të tmerrshëm. Një nga ndeshjet më të këqija të sezonit të tij.

E tani trajneri Fonseca, për të mos përsëritur rastin e vitit të kaluar, do të duhet ta mbajë amerikanin jashtë njëmbëdhjetëshes kryesore në ndeshjen e së shtunës kundër Venezias, që luhet pak më shumë se 48 orë pas zbarkimit të Pulisic në Itali.

Java e Milanit përfshin Venezian, Liverpool dhe Inter, të gjitha në San Siro dhe Cristianit do t’i duhet të luajë shumë, sidomos në dy sfidat e fundit. Ndaj do të ishte mençuri nga ana e Fonsekës që ta lerë pushim amerikanin.

Megjithatë trajneri i kuqezinjve shpreson që të paktën Pulisic të mos luajë të dy ndeshjet me kombëtaren amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat