Fisnik Asllani në formë, asiston kundër ekipit Monchengladbach

Futboll

Fisnik Asllani në formë, asiston kundër ekipit Monchengladbach

Nga: K.G. Më: 14 janar 2026 Në ora: 21:05
Hoffenheim

Fisnik Asllani në formë, asiston kundër ekipit Monchengladbach

Hoffenheim triumfoi me rezultat 5:1 ndaj Monchengladbach, në takimin e javës së 17-të në Bundesliga I.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka asistuar në golin e dytë. 

Leon Avdullahu po ashtu është titullar, ndërsa mungoi Albian Hajdari për shkak të kartonëve.

Kramariç shënoi nga penalltia në minutën e 22-të dhe Lamperle në të 24-tën pas asistimit të Asllanit.

Kramariç shënoi edhe dy gola tjerë (45+1 e 45+4’) dhe Moerstedt 77’). 

Machino në minutën e 69-të shënoi për udhëtuesit.

Aslalni u zëndësua në minutën e 83-të.

Hoffenheim është në vend të pestë me 30 pikë e Monchengladbach në të 10-tin me 19 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat