Kylian Mbappe në pikëpyetje për ndeshjen e Real Madridit

Futboll

Kylian Mbappe në pikëpyetje për ndeshjen e Real Madridit

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 16:47
Kylian Mbappe

Real Madrid mund të përballet me një mungesë të madhe në sfidën e së shtunës mbrëma ndaj Real Sociedadit në “Santiago Bernabéu” (21:00 CEST), pasi Kylian Mbappe është në dyshim për këtë takim të rëndësishëm në garën për kreun e La Ligës.

Sulmuesi francez ka qëndruar për të dytën ditë radhazi në palestër, duke ndjekur një program individual për shkak të shqetësimeve në gjurin e majtë, i njëjti problem që e mbajti jashtë dy ndeshjeve në fillim të janarit.

Vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij pritet të merret të premten, ndërsa stafi mjekësor po bën maksimumin që ta ketë gati për përballjen kundër baskëve.

Ndërkohë, lajmet janë më pozitive për Vinicius Junior, i cili rikthehet pas pezullimit dhe pritet të jetë titullar, duke i dhënë më shumë forcë repartit ofensiv. Antonio Rüdiger është drejt rikthimit dhe synon të jetë në formë optimale për ndeshjen e Champions League ndaj Benficës javën e ardhshme, ndërsa Raul Asencio mungoi në stërvitje për shkak të një ftohjeje, por pritet të rikuperohet në kohë.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes situata mbetet interesante, pasi David Jimenez bëri një paraqitje të mirë ndaj Valencias, Dani Carvajal kërkon më shumë minuta, ndërsa Trent Alexander-Arnold pritet të marrë më shumë hapësirë loje për të qenë gati edhe për sfidën europiane.

Me shumë pikëpyetje në formacion dhe me sytë te gjendja e Mbappé, Reali hyn në këtë duel me presionin për të marrë tri pikët dhe për të ushtruar presion maksimal mbi Barcelonën në renditje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat