Reali konfirmon lëndimin e rëndë të Rodrygos

Futboll

Reali konfirmon lëndimin e rëndë të Rodrygos

Më: 3 mars 2026 Në ora: 16:31
Rodrygo

Real Madrid ka konfirmuar se Rodrygo ka këputur ligamentin.

Sulmuesi brazilian si pasoj e këtij lëndimi do të humbas edhe Kupën e Botës,

Ai pritet të jetë jashtë fushave për rreth 10 muaj.

”Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Rodrygo nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një këputje e ligamentit të kryqëzuar anterior dhe një këputje e meniskut lateral të këmbës së djathtë.”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Kujtojmë se Rodrygo u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Getafes, ku Real Madrid pësoi humbje me rezultat 1-0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat