Operohet me sukses Rodrygo

Futboll

Operohet me sukses Rodrygo

Më: 10 mars 2026 Në ora: 16:40
Rodrygo

Ylli i Real Madridit, Rodrygo i është nënshtruar një operacioni së fundmi.

Kjo pasi që braziliani, kishte këputur ligamentet në ndeshjen ndaj Getafes me sezonin që tashmë ka përfunduar për të.

Rikthimi i tij pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

Pas operimit, Rodrygo postoi në faqen e tij zyrtare, ku bëri një shkrim emocional.

“Sot fillon një histori e re. Një Rodrygo i ri ka lindur. Jam gati të kaloj nëpër të gjithë këtë proces dhe të jetoj bekimet e Zotit në jetën time”. “Shumë mirënjohës për çdo mesazh dashurie.

Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë në operacion”, shkroi Rodrygo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat