Maroku befason
Maroku ka shkaktuar befasi të madhe në hapje të Grupit C të Kampionatit Botëror në futboll.
Marokenët i morën pikë pesë herë kampionit të botës, Brazilit, duke barazuar me rezultat 1:1 në një ndeshje të luftuar dhe me raste të shumta shënimi.
Përballja u mbyll pa fitues, ndërsa selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, mbeti i zhgënjyer me këtë barazim në xhiron e parë.
Brazili - Maroku 1:1
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç.
Stadiumi "MetLife", New York City.
Shënues: Vinicius Junior (32') - Saibari (21').
Kartona të verdhë:Casemiro, Ibanez .
Brazili: Alisson, Gabriel, Marquinhos, Douglas Santos, Ibanez (Danilo 46'), Casemiro (Fabinho 46'), Guimaraes (Danilo Santos 80'), Paqueta (Cunha 62'), Vinicius, Raphinha, Thiago (Luiz Henrique 62').
Maroku: Bono, Hakimi, Mazraoui (Salah-Eddine 80'), Diop, Riad, Bouaddi, Ounahi (El Mourabet 65'), Saibari (Rahimi 89'), El Khannouss (Amaimouni 80'), El Aynaoui, Brahim DIaz.(Talbi 64')
Maroku kaloi në epërsi në minutën e 21-të, kur Ismael Saibari realizoi një gol të bukur. Ai doli ballë për ballë me portierin dhe me një parabollë nga rreth 18 metra e dërgoi topin në rrjetë për 0:1.
Brazili reagoi në minutën e 32-të. Vinicius Junior përfundoi një veprim të bukur individual me një goditje të shkëlqyeshme nga brenda zonës. Portieri Bono mbeti vetëm spektator, teksa topi përfundoi në këndin e sipërm të majtë për rezultatin 1:1.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45+2, Lucas Paqueta humbi një rast ideal për Brazilin. Krejtësisht i pambuluar, ai gjuajti drejt shtyllës së majtë nga afërsia, por Bono reagoi në mënyrë fantastike dhe shpëtoi portën e Marokut.
Në minutën e 78-të, Raphinha pranoi një pasim të shkurtër brenda zonës dhe nga rreth 10-11 metra gjuajti drejt mesit të portës, por Bono e ndali goditjen me këmbë.
Në minutën e 90+9 Alisson si hero i vërtetë shpëtoi nga humbja Brazilin. Neil El Aynaoui (Maroku) ishte lojtari që testoi reflekset e portierit. Alisson realizon një pritje të shkëlqyer! Ai e ndali gjuajtjen nga 18 metra të lojtarit rival.
Në fund, sfida përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Në xhiron e dytë, më 20 qershor, Brazili do të përballet me Haitin nga ora 02:30, ndërsa Maroku do të takohet me Skocinë nga ora 24:00.