Ky është vendimi i fundit për Vedat Muriqin

Futboll

Ky është vendimi i fundit për Vedat Muriqin

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 13:46
Futbollisti Vedat Muriqi

Futbollisti Vedat Muriqi ka bërë përparim të madh në procesin e rikuperimit dhe pritet të rikthehet së shpejti në fushë me fanellën e Fenerbahçes.

Sipas raportimeve në mediat turke, trajtimi i sulmuesit nga Kosova po ecën sipas planit, ndërsa ai pritet të jetë pjesë e ndeshjes së parë të skuadrës turke në fazën përgatitore.

Muriqi pritet të aktivizohet për rreth 15-20 minuta, me synimin që gradualisht të rikthehet në ritmin e plotë të ndeshjeve pas lëndimit.

Fenerbahçe vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa rikthimi i 31-vjeçarit konsiderohet një lajm i mirë për trajnerin dhe tifozët, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në repartin ofensiv.

Ndeshja e ardhshme e Fenerbahçes në fazën përgatitore është ndaj skuadrës polake Pogon Szczecin, më 11 korrik, ku pritet edhe rikthimi gradual i Vedat Muriqit në aksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat