UEFA paralajmëron ndryshime në VAR

Futboll

UEFA paralajmëron ndryshime në VAR

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 18:42
Fotoilustrim

UEFA pritet të reformojë mënyrën e përdorimit të VAR-it, me synimin që arbitrat në fushë të kenë sërish rolin kryesor në vendimmarrje.

Roberto Rosetti, kreu i arbitrimit në UEFA, ka bërë të ditur se VAR-i në të ardhmen duhet të ndërhyjë vetëm në raste të “qarta dhe evidente”, duke shmangur ndërhyrjet për detaje shumë të vogla.

“Duam t’u rikthehemi origjinës së VAR-it dhe t’i vendosim arbitrat sërish në qendër”, deklaroi Rosetti.

Sipas tij, UEFA nuk dëshiron më ndërhyrje të vazhdueshme apo vendime të bazuara në analiza mikroskopike. Rishikimet e gjata janë gjithashtu shqetësim, pasi çdo kontroll që zgjat më shumë se 90 sekonda rrezikon të humbasë besueshmërinë.

Ndryshime priten edhe te vendimet për kartonët e kuq.

Krahas pamjeve të ngrira, të cilat përdoren për të analizuar kontaktin, do të përdoren më shumë pamje në kohë reale për të vlerësuar dinamikën e aksionit.

UEFA ka prezantuar gjithashtu platformën e re “Clear Line”, e cila përmban rreth 150 situata referuese dhe udhëzime për zbatimin më të njëtrajtshëm të rregullave dhe përdorimin e VAR-it.

“Ky është futboll, jo PlayStation. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Rosetti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat