Lajm i hidhur për futbollin e Kosovës. Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit të Kosovës, Zenun Brovina.
Ish-futbollisti i Vëllaznimit të Gjakovës, Partizanit të Beogradit, Prishtinës dhe reprezentues i Kosovës, Brovina ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Ai ishte një nga emrat e njohur të futbollit dhe gjatë karrierës së tij veshi fanellat e disa prej klubeve të rëndësishme të kohës.
Në vitet e pasluftës, Brovina ka qenë edhe vëzhgues i dalluar i futbollit, duke dhënë kontribut të madh.
Futbolli i Kosovës humbi një figurë të çmuar të tij.
“Njoftojmë familjarë, shokë, miq e dashamirë se sot, më datë 16.08.2026, ndërroi jetë bashkëshorti, babai, vëllai, axha dhe gjyshi ynë i dashur, Zenun Brovina (03.08.1942 – 16.08.2026)/
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më datë 17.08.2026, në Varrezat e Qytetit në Prishtinë, pas namazit të drekës, në orën 13:30.
E pamja mbahet më datë 18.08.2026, në Hotel Grand, në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 17:00”, ka njoftuar Kaltrina Brovina - Zogiani.