Muriqi titullar, Fenerbahce barazon me Lyonin

Futboll

Muriqi titullar, Fenerbahce barazon me Lyonin

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2026 Në ora: 22:50
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Fenerbahces ka barazuar me rezultat 1:1 në përballjen me Lyonin, në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar por përkundër orvatjeve nuk ia dolën ndaj rivalit.

Futbollisti Openda shënoi në minutën e 40-të për Lyonin.

Skuadra turke arriti barazimin falë golit të Greenëood në minutën e 47-të. 

Muriqi u zëvendësua në minutën e 82-të. 

Fenerbahcen e pret punë e vështirë në konak të Lyonit në takimin e kthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat