Spanja ka marrë tri pikë të rëndësishme, por me shumë vështirësi, ndaj Republikës së Çekisë, duke triumfuar me rezultat 3:1, në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll.
Në minutën e 6-të, Dani Olmo i jep një pasim të bukur Lamine Yamalit në hyrje të zonës. Talenti spanjoll godet fuqishëm dhe e dërgon topin në këndin e sipërm të djathtë. 1:0 për Spanjën.
Në minutën e 35-të, Rodri përfiton nga një top i mbetur brenda zonës dhe me një goditje të saktë në këndin e sipërm të djathtë e mposht portierin. 2:0.
Në minutën e 69-të, Çekia ngushton epërsinë në stadiumin e Oviedos. Adam Hlozhek i pason topin Jiri Slámas, i cili gjendet i lirë brenda zonës dhe me goditjen e parë e dërgon topin në këndin e poshtëm të majtë, duke mposhtur David Rayën. 2:1.
Mikel Merino realizoi në minutën e 90+të për 3:1
Megjithatë, deri në fund Spanja arriti ta ruajë epërsinë dhe të sigurojë tri pikë.
Pas xhiros së tretë në Grupin 3, Spanja kryeson me 9 pikë, e ndjekur nga Anglia me 6, Kroacia me 3, ndërsa Çekia mbetet me 0 pikë.