Drita fiton derbin në Therandë

Futboll

Drita fiton derbin në Therandë

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2026 Në ora: 15:56
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit kthehet me tri pikë të mëdha nga Theranda.

Kampioni në fuqi shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Ballkanit, në takimin e javës së nëntë të kampionatit.

Autor i golit të fitores ishte futbollisti Besnik Krasniqi, i cili i siguroi Dritës një triumf të rëndësishëm në këtë derbi.

Ai shënoi në minutën e 90+1.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa Ballkani renditet në vendin e pestë me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat