Llapi i Podujevës ka marrë vetëm një pikë (0:0) në Drenas, në përballjen me Feronikelin ’74.
Vendasit mezi shpëtuan me një pikë, pasi për më shumë se një orë mbetën me një futbollist më pak në fushë.
Feronikeli ’74 mbeti me një lojtar më pak pasi Fatmir Rexhaj u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq në minutën e 36-të.
Ndeshja ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Llapit përfundoi pa gola, 0:0, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Pas javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës, Feronikeli ’74 renditet në vendin e tetë me 8 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e nëntë me 4 pikë.