Dukagjini i Klinës ka marrë tri pikë të rëndësishme nën dritën e reflektorëve, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Elton Basri, i cili realizoi në minutën e 10-të dhe i siguroi fitoren skuadrës klinase.
Me këtë fitore, Dukagjini renditet në vendin e tretë me 16 pikë, vetëm tri pikë më pak se liderja Prishtina, duke mbetur në garë për kreun e tabelës.
Në anën tjetër, Vushtrria vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë, duke mbetur në fund të tabelës me vetëm tri pikë të grumbulluara.