Kalosh Dan Zajazi i mbetur në legjendë

Historia

Kalosh Dan Zajazi i mbetur në legjendë

Eugen SHEHU Nga Eugen SHEHU Më 28 qershor 2021 Në ora: 15:59
Arkiv

Trolli arbëror në Maqedoninë Shqiptare,ka përkundur kurdoherë në prehër të furtunave,djepe trimash.Prej tyre kan dalë burra që ende pa iu rritur shtati,kanë mësuar të marin nishan e të qëllojnë me pushkë.Fëmijëria e tyre,larg lodrave e gëzimeve i ka bërë të menduar ngase vatrat e tyre kërcënoheshin prej flakëve e barit të harresës.Një prej këtyre simboleve të rezistencës shqiptare, është padyshim Kalosh Zajazi.

Lindi në Zajaz të Kërçovës më 1873.Asi kohe në krejt trevat shqiptare të katër vilajeteve kishte nisur të ndjehej aroma e pavarsisë.Lufta ruso-turke e pat dobësuar Portën e Lartë e cila padyshim i kish drejtuar planet dhe shtabet e saj luftarake në drejtim të Lindjes.Por atdhetarët shqiptarë nuk pritën.Ata duke përfituar prej turbullirave të mbrendshme të Turqisë,patën nisur të ideonin zgjimin e vendit të tyre i cili edhe pse i mundimshmëm e përmes privacionesh të mëdha,ishte i domosdoshëm për të ardhmen e shqipërisë.Por kurdoherë këta atdhetarë të mendimit,këta mbajtës të pendës,kishin edhe mbështetjen e trimave shqiptarë,këtyre kaçakëve që jo rralë prishnin edhe gjumin e natës së sulltanëve.Një prej tyre,në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ishte edhe Dan Zajazi i jati i Kaloshit.Përpjekjet trimërore të tij,ishin të drejtuar sa kundër Portës së Lartë,aq edhe ndaj monarkive ballkanike që prisnin ditën për të coptuar Shqipërinë.Emri i Dan Zajazit,ishte i lakuar jo vetëm prej autoriteteve të larta osmane në vilajetet e Kosovës e Manastirit por deri në Stambollin e largët.Ai nuk ishte përkulur as përballë vështirtsive të jetesës por as përballë lajkave dhe premtimeve të pashallarëve të Shkupit,duke mbetur deri në fund një “trim i çartur”.Në vitet e fundit të shekullit të kaluar,kushdo prej autoriteteve shtetërore që donte të hynte në Gostivar e Kërçovë,pyeste së pari nëse ishte aty Dan Zajazi apo jo. Herët,ky trim i dëgjuar e merr birin e tij 14 vjeçar Kaloshin dhe e ve në provë,në çetën e tij të kaçakëve.Kur bindet për trimërinë dhe zgjuarsinë e të birit,i fal një pushkë dhe e uron me gjithë shpirt që prej saj ta ndaje vetëm vdekja.Vitet që rodhën më pas,vërtetuan jo vetëm profecinë e të jatit por edhe dashurinë e pazavendësueshme të Kaloshit për babanë e tij. Kështu në gjurmë të të jatit,me vështrim prej vështrimit të tij,me burrëri nga e tija,u rrit Kalosh Zajazi,Në të ftohtë e në zheg,përmes tymit e flakëve,pushka e tij shkrepi jo vetëm kundra ushtarëve të perandorisë por edhe ndaj shkijeve të cilët çdo ditë e më shumë dëshmonin në mënyrë të lakuriqtë etjen kafshore për coptimin e shqipërisë.Në vitin 1903,Dan Zajazit i bëjnë pusi serbët e turqit.Plaku trim,kaçaku në nam e zemër të madhe,mësohet t’u ketë thënë bashkëluftëtarëve të vet :“S’kemi nga ja mbajmë.Po pushkët do na këndojnë.Të jena të lumtur që kena djem e s’ka për me na u harrue emri !”.Disa ditë më pas,në varrin e Dan Zajazit,betoheshin dy djemtë e tij Kaloshi dhe Lazami.

Tashmë ishte fillimi i shekullit të njëzetë dhe kish nisur një zgjim i vetëdijes kombëtare sidomos pas veprimit dinamik dhe diplomatik të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.Që vite më parë, udhëpërshkruesi freng Ami Bue,në shënimet e tij për Shqipërinë shkruante : “ Shqiptarët mund të formonin lehtë një shtet indipendent të tyre,ndërmjet greqisë dhe serbisë,por mjerisht,fatkeqsia e tyre qëndron në faktin se ata rrethoheshin me fqinjët që synojnë shtrirjen territoriale në dëm të trojeve shqiptare “. ( Ami Bue , marrë nga “ Dituria “ maj 1928 ).

Kalosh Zajazit i bie mbi supe barra e udhëheqjes së lëvizjes kaçake sidomos në Kërçovë ku edhe trysnia e Portës së Lartë ishte e madhe.Meritë e madhe e tij,ajo çka deri në fundin sublim potencoi karakterin burrëror të birit të Zajazit,është fakti që në pjesën më të madhe të luftimeve,arsyeja që udhëhiqte shqiptarët,ishte pikërisht ruajtja e krenarisë kombëtare.Si forcë e rezistencës së armatosur betejat e kaçakëve të Kërçovës,me në krye Kalosh Zajazin,u karakterizuan gjithmonë prej befasisë,shpejtësisë dhe njëlloj sinqeriteti ndërmjet shqiptarëve dhe personaliteteve të Portës së Lartë.Si rralëkush Kalosh Zajazi,me guximin fisnik të tij,së pari i paralamëronte këta autoritete se po shkelnin në nderën e shqiptarit,mandej,kur vërente mendjemadhësinë e këtyre pushtetarëve ,vërsulej pa u tutur ashtu si shqiponja nga një majë mali.

Vrasjet rëndom të këtyre pushtetarëve mjeranë,zënia e rrugëve utomobilistike dhe bllokimi për një kohë i tyre,marja rob e tagrambledhësve deri edhe sulmet ndaj garnizoneve të vogla ushtarake osmane,tek e mbramja,kishin pos zgjidhjen e problemeve e shqetsimeve të ditës edhe diçka të largët.Si një rreze shprese,pas këtyre trimave për bashkimin e krejt trojeve shqiptare rreth shtetit amë.Kjo u pa sidomos pas konferencës Londinese të vitit 1913,atëherë kur Fuqitë e Mëdha të Evropës e ndanë trupin e vendit më të vjetër të Ballkanit për të kënaqur lakmitë e grekërve,serbëve dhe malazezëve.Ndaj në prag vitin e 1913-ës,Kalosh Zajazin e shohim të bashkëpunojë edhe me kaçak të tjerë duke iu kundërvënë pushtimit të serbëve në territoret shqiptare të Maqedonisë Shqiptare,së bashku me dy kaçakët e tjerë të këtyre trevave,Sadin Selmanin dhe Adem Bulkën,trimi i Zajazit organizon disa luftime rradhazi në Tetovë e Gostivar duke iu shkaktuar forcave serbe humbje të mëdha.Është pikërisht,pranvera e vitit 1913,ku me urdhër të beogradit,mbrijnë në stacionin e trenate të Tetovës më lartë nga 20 vagone me materiale luftarake çka dëshmonte seriozitetin e makinës ushtarake serbe ndaj lëvizjes kaçake në këto treva.Tashmë për kokën e Kalosh Zajazit,serbia kish vënë një çmim të madh floriri.Por banorët e Tetovës ,Gostivarit e Kërçovës e donin ate si birin e vet.Kullat e ftonin të ngrohej në dimrin me borë,odat i gëzoheshin pamjes së hijshme të tij dhe njerëzit bujarisë dhe trimërisë.Ngase ndiqej këmba-këmbës,ngase jeta e familjes së tij ashtë në rrezik të vazhdueshëm,Kalosh Zajazi e çon familjen e vet në Elbasan e më pas në Tiranë.Edhe këtu ai lidhet më vëllezërit e besës të ndjekur kahmot prej serbëve.

Në fillim të Luftës së Parë Botërore,trevat e Kosovës dhe ato të Maqedonisë Shqiptare u gjendën përballë rreziqeve të shumta.Reformat e përdorura prej serbëve ishin të tilla që hapur synohej shkombëtarizimi,çka ishte humbja e identitetit dhe shuarja kolektive e një populli,e një race.Dihet fort mirë prej të gjithëve se për të përligjur këtë dhunë shfarosëse,Nikolla Pashiçi dërgoi në vitin 1914-1915 në krejt Evropën Perëndimore,”shkenctarët” e vet,antarë të Akademisë së shkencave serbe,për të propaganduar gëlltitjen e plotë të shqipërisë nën preteksin e “barbarisë” së shqiptarëve.

Dhe krejt kjo propagandë shoqërohej me malltretime në Kosovë e Maqedoni.Kështu,në shtypin e kohës ndërsa përshkruhet qyteti i Shkupit,thuhet tekstualisht : “ Që të gjithë paguajnë gjymryk.Tokat kanë mbetur batak.Shumë myslimanë ikën dhe lanë tokën dhe gjënë.Këto vise qeveria i zaptoi,por edhe s’ia jep njeriu.Po të flasësh kundër këtyre keqësive,të nxjerrin jashtë fshati ose të burgosin.E këto,që të gjitha,në kohën e Turqisë nuk ngjisnin “. (Letër nga “Serbia e Re” , gazeta “Atdheu” më 26 prill 1914 ).

Në këto kushte,veprimtaria e çetave kaçake,fitonte një dimension të ri,ate të luftës kundër vendosjes së kolonëve serb në trevat shqiptare të Maqedonisë.Kalosh Zajazi në vitet 1914-1917 ndërmerr mjaft arsione konkrete duke rëfyer jo vetëm trimërinë e rrallë por edhe zgjuarsinë e tij. Sidoqoftë,tashmë ai e kupton se duhet edhe bashkëpunimi ndërmjet çetave të kaçakëve me synimin,luftë kundër makinës ushtarake serbe. Burime dokumentare serbe bëjnë të njohur bashkëpunimin e birit të Zajazit me Povle Ristov dhe Stevo Haxha të cilët ishin prej kohësh në krye të lëvizjes kaçake të Maqedonasve të Vjetër(Bullgar).Bashkëpunimi mes këtyre trimave,nuk kish të bënte aspak me plaçkitje të përbashkëta (siç pretendonin “histotianët” serb) por me goditje të fuqishme e të shpejta,për të dobësuar makinën e dhunës serbe. Në vitin 1921,çeta me në krye Kalosh Zajazin,u dërgon lajm dy kryetarëve të komunave të Poreçit dhe Kërçovës që të mos fusin hundët e të mos bëheshin mashë në duart e qeverisë serbe.Këta nuk mund të kthenin rrugë dhe shpejt vunë rreth vetes forca të mëdha,të armatosura.Megjithkëtë,brenda disa muajve,të dy këta mjeranë,lanë jetën prej plumbave të pushkës së Kalosh Zajazit. E qëndisur me flori nga një mjeshtër Elbasanas,pushka e birit të Zajazit këndonte tashmë këngën e trimërisë duke rizgjuar në krismat e saj zërin e fort të Dan Zajazit i cili djemve u pat lënë si amanet të ruanin Kërçovën të lirë,prej çdo pushtuesi. Gjithmonë pas sulmeve e veprimeve luftarake të tilla,Kalosh Zajazi,manovronte duke u largura me shpejtësi e në vende të sigurt.Jo rrallë,ky bir i Kërçovës,kalonte në Prizëren ku e prisnin me padurim miqtë e tij,ata që ja çmonin trimërinë dhe atdhetarinë. Një ndër të shumtët miq,që Kalosh Zajazi kishte në Kosovë,ishte Azem Galica,heroi i Drenicës i cili në krye të çetës së tij,me pushkë në dorë,po u tregonte hordhive serbe se Drenica e Kosova s’mund të durojnë do zgjedhën e huaj.Dy burrat trima,nuk i lidhte veç ajo gurgullimë e gjakut të njejtë por edhe ideja se jetët e tyre i kishin falë për lirinë dhe pavarsinë e trojeve arbërore.

Natyrisht në vitin 1921,do të mbetej e paharuar beteja e çetës së Kalosh Zajazit në fshatin Tajmisht (sot Makedonski Brod ! ).Ky fshat, duke qenë qendër e administratës serbe ishte e kthyer në një tmerr të vërtetë për shqiptarët e shumtë që jetonin aty,çeta e Kalosh Zajazit nuk ia kalonte të dyqind trimat.Ai rrethoi mjeshtërisht fshatin dhe duke përfituar nga terreni ngushtoi së tepërmi unazën. Lufta u zhvillua e rreptë megjithëse ushtarët serb numëronin qindra vetë.Mbas disa orë luftimesh,shkijet ikën nga sytë këmbët,disa mbetën të vrarë e të tjerë të plagosur.Në fund,kalosh Zajazi,duke dashur të zbraze krejt dufin e urrejtjes u vuri flakën ndërtesave ku ishte administrata serbe.Dy ditë më pas,trimi i Zajazit sulmoi fshatin Vollkovij,në rrethinat e Gostivarit ku edhe këtu dogji disa shtëpi ku rrinin ushtarakët serb.Tashmë emri i tij përcillej nga goja më gojë.Që i gjallë ai pati hyrë në legjendë për të mbetur aty tërë jetën.

Në verën e vitit 1924,Kalosh Zajazin,së bashku me vëllanë e vet Lazamin, e shohim të veprojë në zonën e Kumanovës,Manastirit,Ohrit e Prespës.Edhe këtu bashkëpunon me Kaçakët maqedonas të vjetër duke u bërë tmerr i serbëve.Ajo që do të hynte në histori,në këto vite,është beteja e zhvilluar në fshatin Cërnillishte,rrethi i Prilepit.Në ndihmë të shkijeve,në këtë betejë u vunë edhe disa forca të xhandarmërisë vendasi.Por me të filluar lufta,me të dëgjuar zërat e dy vëllezërve të Zajazit,me të parë renë që ngritnin pas kuajt e stërvitur të tyre,xhandarët vendas muarën arratinë dhe brenda tri-katër ore luftimesh,fshati ra në duart e kaçakëve. Veprimet luftarake të kaçakëve shqiptarë e maqedonasve bullgarë,të cilët në të shumtën e rasteve,udhëhiqeshin prej Kaloshit e Lazamit,propaganda serbe u mundua t’u jape ngjyrime të ndryshme.Kështu në një rast,kjo veprimtari në Prespë u cilësua si “kompromitim i regjimit serb para opinjonit botëror,gjegjësisht në Lidhjen Kombëtare “ (Gazeta “Politica” më 28 janar 1926 ).Viti 1927,do t’i gente të dy vëllezërit Zajazi në malet e ftohta,në borrërat e mëdha,të ndjekur tashmë këmba-këmbës prej formacioneve çetnike serbe.Por edhe pse të tillë ata kurrë su ligështuan,përkundrazi çeta sa vinte e shtohej me burra që nuk duronin dot asesi zgjedhën serbe.“Gjatë vitit 1927,Kalosh Zajazi kishte mbetur pothuajse i vetmaur,pa “krah”,sepse bashkëluftëtarët e tij më të ngushtë,ishin vrarë në përleshjet me policinë serbe.Megjithatë ai nuk kishte hequr dorë nga veprimi i tij”.(Dr.R.Nexhipi,”Shtypja dhe rezistenca shqiptare në Macedoni nëpër shekuj” faqe 57 ).

Ndërkaq pas katër deceniesh lufte e përpejkje,pas kaq ujrave që patën rrjedhur,pas kaq epopesh të shkruara me pushkët e qendisura me flori,vëllezërit prej Zajazit u tradhëtuan në një çast të vetëm.Të strehuar në një shpellë natyrore të fshatit Brod,në rrethina të Kërçovës,trimat u gjendën befas përballë hordhive të panumërta të shikjeve-çetnik.Tradhëtia po fliste kësisoj me gjuhën e saj të ndyrë. I pari shqiptar që mori mundimin t’i thëriste në emër Kaloshit që ky të dorëzohej,mori plumbin ballit.Kjo ka qenë ndërkohë edhe sinjali i betejës së mbrame që trimat Kalosh e Lazam Zajazi zhvilluan për orë të tëra,aty në shkëbijtë e Brodit,

Legjenda e transmetuar në breza,thotë për ta ;

“tri ditë e tri netë,trupat e dy vëllezërve i vunë mbi një shkëmb.Pa njëri te koka,pa varr të hapur, vetëm me mortjen dhe me qiellin,Bajraktari është betuar t’i lëre trupat e gjakosur 40 ditë e dyzet netë.Por ditën e katër,gjoket nuk duruan dot.Ata shkrofetin,rrahën gurët me patkoj,këputën frerët dhe hodhën mbi shpinë Kaloshin dhe Lazamin që rrinin krejt si të gjallë mbi shlët e kuajve… “.

Të hysh në legjendë,pos të tjerave do të thotë se ke hyrë përjetësisht në zemër të kombit tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat