Anatolia pellazgjike dhe Kosova “Osmane “ (1)

Historia

Anatolia pellazgjike dhe Kosova “Osmane “ (1)

Nga: Fahri Xharra Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:57
Një pjesë e shtrirjes së pellazgëve

Po e filloj shkrimin me një lajm të madh dhe për një lajmërim me vlerë : “An internationalteamofarchaeologists has unearthedthree 2,200-year-old, well-preservedglassmosaics at the site of the ancientcityof Zeugma in Turkey.” (Nov 28, 2014). Pra një ekip ndërkombëtar i arkeologëve e kanë zbuluar një mozaik qelqor të ruajtur mirë në qytetin e vjetër Zeugma në Turqi.
“Qyteti i vjetër Zeugma gjendet në provincën e sotme Gaziantep të Turqisë. Qyteti ishte ndërtuar në viti 300 pr.Kr,nga Seleucus inicator njëri nga gjeneralët e Aleksandërit të Madh. Në vitin 64 qyteti u pushtua nga Perandoria e Romës nga të cilët e mori edhe emrin Zeugma. (Across the Taurus Mountainsfrom Anatolia andacross the Euphratesfrom Mesopotamia, the citywasforeverbetweenlargeculturalforces, but nevercompletelypartofanyone. The populationof the city at itspeakwasabout 80,000 inhabitants. )
Pra qyteti Zeugma në Taurusin e Anatolisë ishte rrugë kryq i kulturave të ndryshme dhe në kohën më të mirë të tij i kishte 80 000 banorë.

Zbulimi i mozaikëve nga qelqi i ngjyrosur, arkeologëve iu ngjanë në Shtëpinë e muzave.

Image
Zeugma në katrorin e kuq, Turqia e sotme
Image
Posedoni i qytetit Zeugma

Sa bukur dhe e ndershme nga Turqia dhe komuniteti ndërkombëtar që derdhin miliona euro për të ruajtur një trashëgimi historike, një dokument të gjallë nga e kaluara. Sa i kulturuar gjesti i Turqisë i cili nuk e lejon shkatërrimin e kësaj pasurie ( jo vetëm kësaj ) arkeologjike të vjetër me mijëra vjet. Po, iu kam lakmi që kanë mundësi dhe dëshirë që me ruajtjen e këtyre zbulimeve arkeologjike o tregojnë edhe botës se aty ishin civilizimet edhe para ardhjes së selxhukëve dhe osmanëve andej pari ( shek. 10-11 pas Kr.)

Nga kjo desha të bëj një krahasim të dëshirës dhe ruajtës turke të monumenteve historike në Turqinë e sotme dhe në Kosovë. Edhe këtu Turqia po i investon milionat,por qëllimi jo i njëjtë me atë të qytetit Zeugma; tek ne ri konservohen, rindërtohen dhe mundohen të mbesin të përhershme gjurmët e një të kaluare jo interesante as për ne dhe as për komunitetin ndërkombëtar.

Edhe Dardania është e vjetër në mos më shumë se Anatolia ; edhe këtu kemi shumë e shumë për t`u zbuluar nga koha pellazgjike e këndej.Edhe kjo anë e mbanë aromën e kulturës së vjetër 2-3-4000 vjeçare po si ajo e Anadollit. Por qëllimet e ruajtjes së të “vjetrës” në Kosovë me anën e TIKA-s, dhe mozaikëve të Zeugmës nuk është i njëjtë.

Këtu janë qëllime tjera; përderisa “ Edhe pse iu pengonte qenja shqiptare;ata na kishin si makinë prodhimi të qenjës njerëzore. Ne iu duheshim,iu duheshim për popullim të shkretëtirave, iu duheshim si mercenarë,iu duheshim si vrasës, iu duheshim … Dikur ishim vetëm furnitorë të qenjës njerëzore, por që nevojat e tyre aspak nuk përkonin me interesin tonë kombëtar.”


Po sot për çfarë na futë neve në mes të kudhrës e çekanit ? “Turqia dëshiron prezencë në Europë e cila mund të arrihet nëpërmjet religjionit, që ndihmon në mohimin e vetvetes sonë “ dhe ““Synimet e Turqisë i konvenojnë Serbisë dhe Greqisë, sepse kështu, si pakicë turke, do të shpalleshim ardhacak në vendin tonë me urrejtje ndaj historisë tonë.“

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat