Homo bodoensis: A është zbuluar një paraardhës i ri njerëzor?

Historia

Homo bodoensis: A është zbuluar një paraardhës i ri njerëzor?

Nga: I. M. Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 18:06
Rikrijimi artistik i të ashtuquajturit "paraardhësi i ri njerëzor", Homo bodoensis. Burimi: Ettore Mazza / Universiteti i Winnipeg-ut

Një ekip shkencëtarësh pretendojnë se kanë identifikuar një "paraardhës të lashtë të njeriut" në Afrikë, i cili zbulim po shkakton mjaft bujë.

I ashtuquajturi Homo bodoensis jetoi në Afrikë gjatë Pleistocenit të Mesëm, rreth 600,000 vjet më parë. Një studim i ri i botuar në revistën Evolutionary Anthropology arrin në përfundimin se ai është "një paraardhës i drejtpërdrejtë i njerëzve modernë".

Dr. Mirjana Roksandic, antrropologe dhe koordinatore e bioantropologjisë në Universitetin e Winnipeg-ut, e drejtoi ekipin e studiuesve po nga ky universitet, pohon se deri më tani kur flitej për evolucionin njerëzor gjatë kësaj periudhe kohore ishte "i pamundur shpjegimi kuptimplotë, për shkak të mungesës së terminologjisë së duhur që pranon variacionet gjeografike njerëzore".

Në studimin e ri, studiuesit rivlerësuan fosilet ekzistuese nga Afrika dhe Euroazia deri në periudhën e Pleistocenit të Mesëm.

Një shkrim i botuar nga Daily Mail-i shpjegon se një kafkë e zbuluar në vitin 1976 në Bodo D'ar, në luginën e lumit Awash të Etiopisë, është datuar se ka vjetërsi prej rreth 600,000 vjetësh. Nuk i përkiste as H. Heidelbergensis-it ose H. Rhodesiensis-it, por një specie krejtësisht të re të njohur si H. Bodoensis, e quajtur sipas vendndodhjes ku u zbulua.

Në një njoftim për shtyp nga Universiteti i Winnipeg, Roksandic theksohet se "emërtimi i një specie të re është një punë e madhe", sepse Komisioni Ndërkombëtar për Nomenklaturën Zoologjike "lejon ndryshimet e emrave vetëm sipas rregullave të përcaktuara rreptësishtë".

Ajo shpjegon se speciet u zhdukën rreth 200,000 vjet më parë, shumë kohë përpara se njerëzit modernë të migronin nga Afrika. Studiuesi tha se gjetjet "do të ndihmojnë në prerjen e nyjës Gordiane" dhe do të lejojnë një kuptim shumë më të qartë të Pleistocenit të Mesëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat