Koniçe - fshat shqiptar në Sanxhak

Historia

Koniçe - fshat shqiptar në Sanxhak

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 12 nëntor 2021 Në ora: 22:46
Fshati Koniçe -Tutin-Sanxhak janë pasardhës të fisit shqiptar Shala

Për vete thonë që janë pasardhës të Arnautëve (malësorëve) dhe se të gjithë rrjedhin nga një fis - Shala dhe se i kanë ruajtur të gjitha ato që e bëjnë një fis. Por sot nga shqiptarët kanë mbetur vetëm toponimet dhe emrat rreth fshatit e më largët. Në Gjakovë e kemi një fjalë të urtë ku themi: ”edhe nëse pitja asht hongër, tepsia ka mbet“.

Pra, si më shkruan miku Mujo Martinaj: Nuk ka as një dileme që të gjitha fshatrat e Peshterit janë te populluara me shqiptarë. Bile kohëve të fundit as që ka kundërshtime për këto gjëra siç kishte kohë më parë nga individë të ndryshëm.

Ne jemi nga ata që për vite me radhë u kemi thënë troç në sy të vërtetën e prejardhjes së popullit të Sanxhakut vetë banorëve të asaj krahine. Shumë të tjerë ngurronin ta bënin një gjë të tillë me pretekstin se do zemërohen “boshnjakët” e Sanxhakut. Kam parë me mijëra komente në portalet e ndryshme të Sanxhakut me argumente bindëse dhe të pakundërshtueshme, duke i shuar te gjithë zërat, të cilët kundërshtonin, mohonin shtrembëronin dhe fshihnin te vërtetën e asaj krahine të pastër shqiptare. - (Mujo Martinaj).

Image

Sigurisht që “pitja” ishte e shijshme për të gjithë pushtuesit e në rastin konkret për Sanxhakun, Tutinin, Koniçen ishte bile shumë e lakmuar, por diçka ka mbetur që e tregon origjinën e këtyre anëve; origjinën shqiptare.

“Që nga parahistoria e deri në shek.7 -të (psKr) këtu ishin ilirët e patër. Zbulimet për vendbanime shumë të vjetra (mbi 3000 vjet) janë gjetur në komunën e Tutinit. Sipas mendimit të te gjithë hulumtuesve dhe shkencëtarëve, banorët e hershëm të Tutinit ishin Dardanët. Dardanët supozohet të jenë shumë më të vjetër se Ilirët. Në këto anë ka pasur ndërrime shumë të mëdha të popullsisë vendase dhe lëvizje që kanë lënë gjurmë që nga shek i 6-të ( prKr ). Ardhja e Autariatëve nga lugina e lumit Lim duket se e ka bërë zhvendosjen e dardanëve në rrjedhën e lumit Arsa (Rashka), ku që kohë të lashta e kanë zhvilluar kulturën e tyre. Dardanët kanë qenë luftarakë dhe njihen për luftërat e tyre me Romakët, që nga shek i 2-të; kështu që Tutini ishte futur nën administrimin romak të Dardanisë."

Fshati Koniçe është diku afër Tutinit në malet e Peshterit, i ka 330 banorë të ndarë në 63 amvisëri. Kishte shumë më shumë, por migrimi i dhunshëm apo mashtrues në Turqi e ka bërë të vetën.

Në literaturë lokale që unë e lexova thuhet se është vendi më i njohur në përdorimin e drejt të “ç -së“ dhe “xh-së “ si dhe dallimin e “l-së“ dhe “ll-së“. Ata (mohuesit e të vërtetës) mundohen të qesin tjetër kah, por harrojnë që edhe pse nuk flasin shqip në gjuhën, janë 36 shkronjat, janë shaljanë.

Por unë po dua të dal tek “tepsia” e që rastësisht i quajta toponimet që janë vetëm në gjuhën shqipe. Me toponimet është marr profesori Shemso Shaqiroviq, nga Koniçe. Shikoni; Livadmas (Livadhi i madh); Kodrakolibs (Kodra e Kolibes) Ljuk Gjogoshin (Luka i gjigoshëve) Ljuk Kriljaj, Ashtujit. Las Shoks, Lazljepri, Kodra shnjegovit, Ljuk baljije, Ljuk verove, Kërshtujit, Kodra Bunarit, Livadmolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat