Zotërimi i Durrësit nga Mbretëresha Teuta, vetëm një legjendë

Historia

Zotërimi i Durrësit nga Mbretëresha Teuta, vetëm një legjendë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 10:16
Mbretëresha Teuta

Imazhin e Mbretëreshës Teuta e keni parë shpesh të lidhur me qytetin e Durrësit, por historia dëshmon se ajo nuk mundi të kishte një lidhje reale me qytetin, për sa kohë nuk mundi ta zotëronte atë.

Ajo ishte gruaja e dytë e Mbretit Agron dhe nisi sundimin pas vdekjes së tij, rreth vitit 230 p.e.s. Mbretërimi i shkurtër i Teutës për 3 vite u shënjua nga një luftë e ashpër me Romën, që njihet si Lufta e Parë Iliro-Romake.

Njëri nga shkaqet kryesore për nisjen e kësaj lufte ishte edhe dëshira e Teutës për të sunduar Epidamnin (Durrësin).

Por Mbretëresha Teuta mbeti vetëm një legjendë për lidhjen e saj me Durrësin dhe nuk mundi ta sundonte atë në asnjë moment.

Ushtria e saj e sulmoi 2 herë qytetin, por u mund duke mos arritur ta kontrollonte dot.

Arkeologu Jani Koçillari rrëfen për historinë e vërtetë të Teutës në raport me Durrësin, duke i ndarë faktet nga legjenda.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat