Në qeverisjen e Gjergj Kastriotit nuk kishte asnjë skandal, as egoizëm dhe as lakmi

Historia

Në qeverisjen e Gjergj Kastriotit nuk kishte asnjë skandal, as egoizëm dhe as lakmi

Nga: Gjon Keka Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:52
Autori

Jo vetëm jeta e Gjergj Kastriotit ishte shembull për të gjithë, por edhe qeverisja e tij, më saktësisht mbretërimi i tij. Në kohën e tij të qeverisjes së Arbërisë, atdheu që ai udhëhiqte kishte bërë bujë të madhe në të gjitha vendet dhe mbretëritë e principatat e Evropës dhe botës. Se në yllin e famës së tij që ngritej çdo ditë lartë e më lartë në qiellin europian e botërore, atdheu i tij Arbëria si dhe flamuri i tij arbëror qëndronin në dy krahët e këtij ylli famëmadh të këtij kontinenti të lashtë.

Nga kjo mund të thuhet se qeverisja mbretërore e Arbërisë e udhëhequr nga Mbreti Gjergj Kastrioti që nga fillimi e deri në fund të jetës së tij nuk kishte pas asnjë skandal, as egoizëm, as lakmi, as korrupsion etj.

Natyrshëm sikur që dëshmohet nga dokumentet historike, kronikat, ashtu edhe nga Barleti, në Ushtrinë e tij nuk kishte lakmi dhe prostituta, por kishte disiplinë.

Kështu që nën komandën e Gjergj Kastriotit, morali dhe ndërgjegjja identitare arbërore ishin të rrënjosura thellë në secilin që merrte përgjegjësinë për fushat drejtuese në institucionet e asaj kohe.

Ndërsa, kudo ku ai shkonte në vendet e ndryshme për vizita zyrtare, nga admirimi dhe simpatia e madhe dilnin rrugëve dhe oborreve perandorake e të kryeqendrave për ta pritur.

Sikur që shkruante një kronist evropian: “Si hyri në Romë ,të cilën e kish mbuluar me bujën e emrit dhe të trimërive të tij dhe sa u morë vesh kjo punë nga ata ,prej të gjitha anëve ishte një lëvizje dhe një rendje e pabesueshme njerëzish për ta parë dhe për ta nderuar.”

Po kështu edhe albanologu i njohur kroat dr. Milan Shuflaj, duke qenë një studiues i zellshëm dhe i thellë i kishte njohur cilësitë, famën dhe veprat e pavdekshme të Gjergj Kastriotit nëpërmjet leximeve e dokumenteve të lashta historike, dhe kështu erdhi në përfundim duke nënvizuar se:“Skënderbeu është fryti më i përsosur i racës arbërore”.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat