Zanafilla dhe burimet pse u shkatërrua Jugosllavia titiste në fund të shekullit XX-të

Historia

Zanafilla dhe burimet pse u shkatërrua Jugosllavia titiste në fund të shekullit XX-të

Nga: Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami Më: 2 janar 2022 Në ora: 18:50
Shtëpi për “të kthyerit-“povratnike” në Kosovë, e ndërtuar pas vitit 1990

Detonatorë të shkatrrimit të Jugosllavisë ishin po ata popujë që e themeluan. Më 1992, pas një konflikti në Kongresin e fundit të LKJ-ës, u ndanë Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia. Më 2006 u nda Mali i Zi, nga Jugosllavia e Zhablakut. Më 2008 u nda Kosova nga Serbia që ishte okupuar më 1945. Por rrumbullaksimi i ish hapësirës jugosllave duhet të vazhdojë, sepse nga Serbia duhet të ndahet edhe Vojvodina. Parashihet se nga Serbia do të ndahet edhe Krahina e Sanxhakut.

Por, këtu realiteti është i komplikuar në dy rrafshe. Sanxhaku është i ndarë me dhunë në mes Malit Zi dhe Serbisë më 29 mars 1945. Pra për t` u arritur bashkimi i Sanxhakut, Shqiptarët dhe Boshnjakët duhet të rreshtohen në politikën e tyre kah Tirana, Prishtina dhe Shkupi. Ata nuk duhet të rreshtohen kah Sarajeva dhe Stambolli, sepse me atë parim e humbin pozicionin e tyre kombëtar. Këtë fakt Sulejman Uglani e dinë fare mirë dhe ia kam sugjeruar qysh më 1992.

Komisioni i Badinterit (advokat francez) do ta shpallë lajmin epokal për historinë e Ballkanit, se më në fund katrahura Jugosllavi, si krijesë e Versajit (1919), dhe si restauratore e saj me Luftën antifashiste (1941-1945), mori fund brutal, më 4 korrik 1992, për mos me u kthyer më kurrë. Ky ishte shkatërrim i një sheti marionetë që ishte krijuar në mbeturinat e dy perandorive: Perandorisë Osmane ( më 1912/23 pushtoi toka të huaja si sulltanat, sundoi mbi 600 vjetë, e pastaj u shpallë pushteti republikan më 1923); dhe toka të pushtuara nga ish Perandoria Austro Hungareze (që u shkatërrua më 1918, duke u formuar prej saj dy shtete: Austria dhe Hungaria)-H. B.. E vërteta, i vetmi popull (entitet) që nuk kishte të bëjë me Jugosllavinë, ishin shqiptarët, si popull me numër të tretët të banorëve, por që e quajtën pakicë kombëtare shqiptare. E armiku më i egër i shqiptarëve brenda atij shteti, nuk ishin serbët (?), por armik numër një ishte hapësira unike jugosllave. Së dyti, faktor strategjik i asaj hapësire ishin limanet bregdetare në Detin Adriatik për fuqitë evropiane. E fuqia që i forcoi dy faktorët e parë, ishte hekurudha Beograd-Tivar, që e lidhi Danubin me Adriatikun, e të cilën e ndertoi Jugosllavia titiste, për ta siguruar integritetin dhe interesin nacional sllavë.

Çdo gjë nga ajo godinë imperiale jugosllave, e robërisë dyfishtë shqiptare në të, sot është bërë copë e grimë, me kontributin refuzues te të gjithëve, por e luftës shqiptare posaçërisht, që filloi në formën më përcktuese me Programin e LRBSH më 1964, kur Adem Demaçi si autor i atij dokumenti historik ua përkujtoi tërë strategjin që do ta përdorin shqiptarët për t` u ndarë nga Jugosllavia okupatore: “Ne do të sillemi paqësish dhe do ta lusin pushtetin që të na pranoi si Republikë e veçantë në kuadër të Jugosllavisë; Ne do të ishim shumë të kënaqur sikur Bashkësia Nderkombëtare të na garantonte bashkimin e Shqipërinë. Por, nëse këto dy kushte refuzohen dhe dhuna të vazhdojë sikurse zbatohet sot (1964), ne do të rreshtohemi në politikë JOPAQËSORE dhe në atë LUFTË nuk është me rëndësi a do të na ndihmojë Lindja (Traktatii i Varshavës 1955) apo Perëndimi (Pakti i NATO-s 1949). E në bazë të dokumenteve të CIA-s dhe MI6, luftës permanente shqiptare i kanë fry në shpinë por si erë refuzimet paqësore nepër demonstrata (1968, 1981-1997) dhe më në fund intervenimi i NATO-s që hargjoi mbi 81 miliardë që i kishte Jugosllavia borgje më 1981. Ajo shumë po rritej për çdo vit dhe gati e pati hangër substancën e saj, kur shpërtheu epoka e ndarjeve.

Në historinë e një shteti që në fillim u quajtë Mbretëria SKS (Jugosllave (1918-1941), me qëllim që të krijohet kombi integral dhe homogjen “jugosllavë”, duhej të ishin serbianët gjithmonë në krye sepse ata e pranuan dinastinë e saj si mbretëri integrale. Por, i vetmi popull që nuk përputhej me nocionin sllavë, në te, ishin shqiptarët. Këtë popull, Serbia (lexo Jugosllavia) provoi për ta shfarosë përmes 35 programve me terror shtetëror, që manifestohej me mizori të shumta. Në atë shtet ishte Serbia ajo që e kishte specialitet dhe detyrë nga “Naçertania 1844” ( e kam botuar për herë të parë më 1986-H.B.) e që kishin synim të dyfisht: me një anë shqiptarët detyrohen të shpërngulen në Turqi (pra jo në Shqipëri!), në anën tjetër pronat e shqiptarëve duhej të kolonizohen me sllavë.

E vërteta, më 1877 Serbia i shfarosi 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare të Sanxhakut Nishit. Ato treva Serbia i sllavizoi me kolonistë gjatë viteve 1879-1896. Ndërsa, gjatë viteve 1912-1915 ngjanë kolonizimi i dytëi i viseve të Shqipërisë Kontinentale; gjatë viteve 1918-1941 ngjanë kolonizimi i tretë i Shqipërisë Kontinentale; gjatë viteve 1945-1966, ngjanë kolonizimi i katërtë i Shqipërisë Kontinentale (Kosova dhe Maqedonia Jugperendimore). Gjatë viteve 1981-1999, ngjanë kolonizimi i pestë i Kosovës, krejtë me qellim që kjo trevë den baba den shqiptare, të serbizohet. E për të gjitha etapat e kolonizimit dhe përpiekjës për sllavizim, mund të gjindet një EMRUES i përbashkët, i cili emrues nga viti 1912 mbante titullin: “Çka donë Serbia”. Por, ky program më 1918 u konvertua në nominim: “Toplica 1877- 2”,që do të thot shpronësim, shpërngulje dhe shfarosje të shqiptarëve (SH+SH+SH+SH). Ky program, gjatë viteve 1981-1999 u shtrua si detyrë shtetërore në shkallën më të egër duke provuar shpërnguljen dhe frikën me burgime masive të rinisë patriotike shqiptare, pa dallim gjinie. Sidomos, serbizimi i Kosovës u provua në shkallën më ekstreme nga 23 mars 1989 e deri me kapitulimin e plotë të Serbisë dhe Malit Zi (Jugosllavia e Zhablakut), më 10 qershor 1999 në Kumanovë, pas luftës heroike të UÇK-ës dhe NATO-s.

E vërteta, përpiekja për serbizimin e Kosovës nga viti 1945 e deri më 1999, është bërë me metoda monstruoze, ku në disa faza është përdorë edhe ushtria, pra për ta luftuar një popull duarthatë. E një temë që ishte kujdestare për serbizimin e Kosovës, u botua si ligj në: “SLUZBENI LIST” (Fletore Zyrtare) DFJ nr. 13/45, për ndalimin KINSE të përkohëshem të RIKOLONIZIMIT të Kosovës, që në fakt ishte një veprim taktik, për t` i akuzuar shqiptarët se po i rrezistojnë stabilizimit të pushtetit “demokratik”, pra për ta arsyetuar “ligjin”, i cili do të shpallet si dekret më 6 mars 1945. Por ky Ligjë-Dekret, erdhi vetëm pas shpalljës së Diktaturës ushtarke më 8 shkurt 1945. Përpos këtij dokumenti, me çështjen e rikolonizimit të Kosovës, sidomos duhet të fokusohemi edhe në ‘Ligjin për revizionin e ndarjës së tokës kolonistëve dhe të interesuarëve agrar në Maqedoni dhe Kosovë’ (“Sluzbeni List” DFJ nr. 56/45 dhe “Sluzbeni List” FNRJ nr. 69/46 dhe nr. 4/51, për ndalimin e përkohëshem të KTHIMIT kolonistëve sllavë, në vendet e mëparme”. E për të mësuar se cili është misioni i atij Ligji-dekret si i përkohëshem, po e botojmë integral në mënyrë që të mësohet e vërta dhe prapavia e asaj hallakame serbe, për dy dekda (1981-1999), kur u provua që të shfuqizohet ( e ishte i shfuçizuar më 1 prill 1945), e çdo gjë bëhej që mos të shfuqizohet, sespe më nuk kishte ndonjë “grep”, për t` i sulmuar shqiptarët, pa pasë asnjë lidhje me te. Në realitet, në kushte të diktaturës ushtrake shqiptarët u detyruan për t` ua ndertuar sllavëve kolonistë 10 000 shtëpi deri më 1947. Kjo për faktin se KQ PKJ më 1 prill 1945 kishte sjellë vendim rezolutiv se “të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë”-J. B. Tito, urdhëron në Polit Byro. E shtrohet pyetja a më fuqi kishte një Dekret-ligj taktik i 6 marsit 1945, apo një Rezolutë Direktivë e KQ PKJ më 1 prill 1945. Jo vetëm naivët mund të flasin se Diraktiva e KQ PKJ-ës ishte më me fuqi dhe mu për këtë shqiptarët u detyruan t` i ndertojnë 10 000 shtëpi sllavëve me hangari. E kjo politikë bëhej për konsum të dyfishtë: për konsumin e jashtëm thuhej: e kemi siellë Ligjin për ndalim të kthimint të kolonistëve barabarë; e për konsumin e brendëshëm thuhej: është direktivë e KQ PKJ-s. “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

TEKSTI I LIGJIT PËR NDALIMIN PËRKOHËSISHT TË KTHIMIT TË KOLONISTËVE SLLAVË NË KOSOVË 6 mars 1945

Këshilli Nacional Çlirimtar i Jugosllavisë e ndalon kthimin e kolonistëve në vendet e mëparme të jetës më 6 mars 1945. Atëbotë Këshilli NÇJ theksonte: “Në kohën e fundit, pa lejën e pushtetit popullor është vërejtur kthimi dhe vendosja e kolonistëve të cilët më parë ishin të vendosur në Maqedoni, Kosovë, Dukagjin, Srem dhe Vojvodinë.

Meqë me këtë u bëhet dëm të gjithë kolonistëve, sepse ata po u EKSPOZOHEN vështirësive dhe hargjimeve të panevojshme, pasiqë ende nuk janë krijuar kushtet për KTHIM të tyre në lokalitetet e më parme, për t` i mbrojtur të gjithë kolonistët nga rruga e panevojshme dhe e hargjimeve të tepërta VENDOSI

1.Përkohësisht nuk lejohet kthimi i kolonistëve në vendet e tyre të më parme të jetës dhe kështu të gjithë të mbesin në vendet e tyre për çka KNÇJ do të vazhdojë për t` u ndihmuar më tej me mjete të gjithmbarshme.
2.Çështja e kolonistëve (sllavë) do të zgjidhet me urdhëresë të posaçme dhe ajo do të publikohet me kohë, kur dhe në cilin vend të shtetit do të mundent për t` u vendosë. Implementimi i këtij vendimi ua besuan Drejtoratreve të punëve të brendshme te të gjitha njësive federale.Për Drejtoratin e Ministrisë Brendëshme, Vllada Zeqeviq (Dok. nr. 343 6 mars 1945).

Ligji mbi ndalimin e rikolonizimit (6 mars 1945) shfuqizohet me 1 prill 1945 nga KQ PKJ

Lidhur me këtë asnjë kritizerë në Serbi nuk e ka llogaritë se Ligji i lartëplasuar nuk ka pasë kurrfarë efekti, sespe është shfuqizuar pas 25 ditëve dhe u është lejuar RIKOLONIZIMI i të gjithë sllavëve në Kosovë, me DIREKTIVË të Byrosë Politike të KQ PKJ më 1 prill 1945. Ja urdhëri i BYROS KQ PKJ PËR KTHIMIN E KOLONISTËVE SLLAVË NË KOSOVË 1 IV 1945.Të pranishëm: Tito, Marko (A. Rankoviq), Crni, Gjido (M. Gjillas), Andria (Herbrang), Tempo (Svetozar Vukmanoviq), Mihajllo (Bllagoje Neshkoviq), Krsta, Bevc (Edvard Kardel). Rendi i ditës: Çështja e kthimit të kolonistëve sllavë në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Mihajllo (Bllagoje Neshkoviq-Serbi): Shqiptarët frontalisht janë kundër nesh. Mobilizimin e kanë bërë me mjaft sukses. Shqiptarët e japin rekuzicionin. Pushteti është i dobët, nuk e ka përkrahjen e masave.Shqiptarët kanë frigë se do t` u merret toka, kurse ata që nuk kanë tokë, kanë frikë se nuk do t` u jepet.

Kolonistë ka disa llojësh. Janë rreth 30 000 kolonistë sllavë që duhet të kthehen në Kosovë, pra jo në Maqedoni. Toka komunale dhe djerrinat janë ndarë. Toka e blerë është marrë nga shqiptarët që kanë ikur (shpërngulë në Turqi). Toka e bejlerëve duhet të ndahet, pastaj toka e pronarëve të mëdhenj sikurse janë Kajoshi, Zhujoviq e shumë të tjerë.

Tito: Në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit, duhet të KTHEHEN të gjithë kolonistët sllavë. Duhet të zgjidhet çështja agrare në Kosovë….”. (Dokumneti argumenton se Dekreti i 6 marsit 1945, për “pengimin e përkohshëm të kthimit të kolonistëve”, ishte një farsë sllave, dhe nuk ka pasë kurrfarë vlere juridike, sepse atë Politbyroja e KQ PKJ më 1 prill 1945 e largoi nga zbatimi.
Serbetë Ligjin e 6 marsit 1945 e nxierrin nga sirtarët për ta aktualizuar

E verteta, atë Ligji serbët do ta nxierrin më 1981 nga “naftalina”, duke e ditur se populli nuk dinte asgjë, për te. E dyta, populli nuk e dinte se Byroja e KQ PKJ i kishte lejuar të gjithë kolonistët të kthehen në Kosovë. Dhe në bazë të dokumenteve nuk u kthyen ata sllavë që ishin kolonizuar deri më 1941, pra mbi 11 722 familje, por u kolonizuan dyfish më tepër e që ishin 24 000 familje, me plotë kriminelë të luftës si: çetnikë dhe vrasës ordinerë, sidomos bellogardistë rusë, deri më 1966. (shiqo detalisht: Prof Dr Hakif Bajrami, POLITIKA SERBE PËR RIKOLONIZIMIN E KOSOVËS ME SLLAVË 1945-1948, Prishtinë 2002, f.1- 634). Në realitet, gjatë vitit 1945 u kriua një KONFUZITET i “drejtësisë” sepse çetnikët që ishin amnestuar nga Kryesia e AVNOJ-it më 21 nëntor 1944, mendonin se mund të sillen me shqiptarë si të duan. Në anën tjetër, komunistët ishin në kundershtim me fjalët dhe premtimet e veta për barazi nacionale dhe drejtës sociale (1941-1945). E nuk ngjante as çlirimi nacioanl e as drejtësia sociale për shqiptarë, pra as njëra e as tjetra, sepse diktatura ushtarke ( e vëndosur më 8 shkurt 1945) u siguronte serbëve pozicion psikologjik se e vjetra është kthyer, vetëm se në vend të ngjyrës kralevinës, është ngjyra e kuqe titiste plotë hipokrizi dhe urrejtëje ndaj shqiptarëve, e cila nuk shkelqente me asgjë.

Kështu sllavët nuk mund të shkëputeshin nga realiteti se: Kosova dhe viset shqiptare në Maqedoni, do të kolonizohen me sllavë nepër disa etapa. Në etapën e parë 1912-1915 (Uredba o naseljavanju u novooslobodjenim i prisajedinjenim oblastima 20 II 1914), Serbia i kolonizoi 20 000 serbë duke i përzënë shqiptarët në Anadoll. Ndërsa në Zonën e okupuar nga Mali i Zi ku hynin: Peja, Burimi, Deçani dhe Gjysma e Gjakovës, u kolonizuan 6000 malazezë. Në Turqi i deportuan me 3 395 anije evropiane në Turqi mbi 350 000 shqiptarë etnik që nuk e dinin asnjë fjalë turke.

Gjatë viteve 1918-1941, Mbretëria SKS ( nga 1929 quhej Mbretëria Jugosllave) me ligjin: “ Uredba o naseljavnju juzhnih krajeva” 27 gusht 1920, pushteti do t` ia grabitë popullit shqiptar 381 245 hektarë tokë pune. Zyrtarisht në dokumente jugosllave (të hulumtuar detalisht dhe të botura para 40 vjetësh në shkallë integrale-HB) shënohet se janë kolonizuar 11168 familje sllave deri më 1941. Por dokumentet ushtrake, që janë më të sakta, për shkak të interesit tyre lidhur me regrutët, argumentojnë se janë koloniziar 17679 familje sllave në tokat shqiptare (1918-1941). Prej tyre. më 1941, duke e parë sa si janë sjellë ndaj shqiptarëve (nga 17679 familje) nga Kosova do të largohen 11168 famlje. Kjo do të thot se 4471 familje kanë mbetë në Kosovë, sespe tokat i kishin blerë nga shqiptarët që detyroehsin të shkojnë në Turqi. E vërteta, më 1945 në Kosovë do të themelohet Komisioni për kolonizim, e të cilin e drejtonte Profesor Zekeria Rexha ( i dëbuar në Shqipëri më 1956). Gjatë punës 1945-1947, Komisioni për kolonizim do t` i aprovojë 4829 lutje të kolonistëve si të rinjë, (pra jashtë kvotës 11168). Ndërsa 6339 familjeve që kishin kërkuar të kolonizohen për herë të parë, do t`u aprovohën lutjet PJESËRISHTË. Ndersa, 595 familjeve, lutja do të refuzohet, sepse ishte fjala për kriminelë ordinerë, që ishin liruar nga burgjet serbe me KUSHT (1919-1941) që të instalohen në tokat shqiptare dhe me armë t` i kërcnojnë shqiptarët kurdoherë! Madje, këtyre kriminelëve u ishin ndarë edhe armë për “mbrojtje”. Armet ua dhuronte krimineli i qujtur Bozha Maksimoviq-Kundak, i cili u bë Kryetar Qeverie, në kulmin e eskalimit të shovinizmit serbian, më 1927-1931.

Kolonizimi –serbizimi i viseve shqiptare u mbyllë më 11 korrik 1938 me Konventën Jugosllavo-Turke, në bazë te së cilës shqiptarët duhej të shpërnguleshin të gjithë pa dallim në Anadoll deri më 1944. Konventën Jugosllavo-Turke e kam botuar integral më 1980 dhe për te isha nën HETIME për 9 muaj!

Tani e analizojmë: DIREKTIVËN politike të Byrosë KQ PKJ nga 1 prilli 1945, e cila urdhëron që në Kosovë do të kthehen të gjithë kolonistët. Dhe jo vetëm kaq. Në bazë të kësaj DIREKTIVE politike, Kryesia e Këshillit Popullor të Kosovës, do të merr vendim për NDERTIMIN e 10 000 shtëpive për kolonistët sllavë. Ato shtëpi, do të ndertohen me obligim, vetëm nga shqiptarët. ( Madje ata që u detyruan të punojnë hangari dhe duke punuar do të klithin si parullë politike këtë porosi: “Hajt murroj, hajt murroj, se vjen koha prap i rrxoj”!). Duke u mbështet në Vendimin e Byros KQ PKJ, Mihajllo (Bllagoje Neshkoviq) sekretar i PKJ për Serbi), do të jep urdhër që Ministri për KOLONIZIM (Sreten Vukosavleviq) të lëshojë DEKRET më 2 maj 1945, me këtë përmbajtje:

“ Për kthimin e kolonistëve në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Dekreti i ka 5 nene dhe është i botuar integral në librin: H. Bajrami, Politika Serbe për rikolonizkoin e Kosovës 1945-1948, Prishtinë 2002,f.52/3). Me këtë dekret ligj asnjë kolonistë (me përjashtim të kriminelëve ordinderë), nuk do të pengohet për t` u kthyer në Kosovë, për faktin se deri më 1966 tërë pushtetin e kishin serbët dhe malazezët. Pra shqiptarët as që i ka pyet ndokush.E për sllavizimin e Kosovës, Beogradi me prapavi do të i krijojë TRI lloje të dokumenteve, në mënyrë që kolonizmi (Sllaviazimi) i Kosovës sidomos të kryhet pa reagime nga jashtë. Në këtë punë kriminale do të shquhen, sa zbulojnë dokumentet: Tito, Gjillas, Rankoviq dhe Maqedoni bullgari Krste Cervenkovski, më vonë Lazar Kolishevski. (Po kush të ua thot pushtetarëve sllavë këto fakte kur gjatë viteve 1981-1999 pushtetarë ishin disa analfabetë shqiptarë, që mendonin se kryetari i partisë i “dinë të gjitha”. E faktet ishin të botuara, po kush t` i lexojë ato libra. Analizone nivelin shkollor të tyre-tmerr! Mjerisht situata nuk është më e mirë as sot. Shiqone nivelin e këshilltarëve të tyre!?)
PSE JANË TRI LLOJE TË DOKUMENTEVE MË 1945

Politika serbiane gjithmonë ka për qëllim ta okupojë tokën qoftë edhe me kolonistë. Mu për këtë, për të kurdisë padrejtësi, u krijuan TRI LLOJE të dokumenteve.

Prandaj posa u largua okupatori nazifashist nga vedni, qarqet serbe në vend se të organizojnë RINDERTIMIN e vendit, me të gjitha mjetet filluan të organizojnë se në Kosovë duhet të ndodhë RIKOLONIZIM i sllavëve. Dhe në vend të 11000 familjeve, i kthyen si “bujq” me armë dhe nëpunsa në pushtet saktësisht 24855 familje sllave. Ata përmes OZN-ës e në vijim UDB-ës (pas aprovimit të Kushtetutës 31 janar 1946) nuk do të lënë gja të zezë po trilluar dhe pa bërë kundër shqiptarëve pa asnjë mbrojtje.

Se treva e Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit ishte shpallë tokë e lirë për sllavë, duke e vendosë edhe Diktaturën ushtarke pa asnjë nevojë faktike, vërtetojnë tri lloje të dokumenteve që dallojnë në disa nyansa kur është në pyetje rikolonizmi i sllavëve në pronat shqiptare. Madje më 6 dhe 7 shkurt 1945 25 shqiptarë të Drenicës i pushkatuan dhe kufoamt e tyre i futën nën akull në lumin Drenica: Spasoje Gjakoviqi, Dushan Mugosha dhe Çeda Mijoviqi me Çeda Topalloviqin e njëfar Jovo Bajatin, tërë këtë tragjedi e kurdisën për t` i nxitë shqiptarët që të reagojnë dhe pastaj të nderhynë ushtria e mbushur me çetnikët e Moshan Gjuroviqit dhe Drazha Mihajlloviqit, të cilët Kryesia e AVNOJ-it i AMNESTOI më 21 nëntor 1944. Këto njësite çetnike i hoqën mjekrrat dhe nga Shtabi Kryesor UNÇ të Serbisë morën urdhër (posedohet dokumenti): “Kur të hyni në Kosovë vrani arnautë dhe gjermanë”. E dihet se asnjë njësi naziste (“Llanger”, “Bredov” dhe “Shollc”), pas 19 nëntorit 1944, nuk ishte në Kosovë. Pra çetniko-partizanëve serbian u mbetej të vrasin vetëm shqiptarë dhe i vranë jo më pak se 49000 deri më 1949.

Në kuadrin e kësaj tragjedie në grupin e parë, për Kosovën hyjnë dokumnetet e DF Jugosllave; në grupin e dytë, hyjnë dokumentet serbiane, dhe në grupin e tretë hyjnë dokumentet e Komisionit Kosovës për rikolonizim. Nga ky arsenal dokumentesh, vërehet se politika jugosllave (serbe) ka qenë në shkallë përmanente aktive për shfarosjen e shqiptrëve, fakt ky që e vërteton Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili më 1953, dokument ky që e RATIFIKON Konventën 1938 (nenin 2 dhe 4, i konsulto-HB). Me fjalë tjera, kjo temë ka qenë KUJDESTARE gjatë gjithë shekullit XX. (Lexo: “Smrt Albancima-zemlja Belorukcima” 1929 dhe e përseritur: më 1959 dhe 1982 nga sllavët.

Pas Plenumit të KQ LKJ më 1966, një pjesë e serbëve dhe malazezëve, duke mos mundur për ta duruar asnjë lloj barazie formale në viset ku jetonin shqiptarët, (sidomos në Kosovë), por edhe duke u gjetur në mizori të rënda ndaj shqiptarëve, do të largohet nga Kosova. Numri i tyre me familiar ishte 28 125 persona me familje e që ishin cilësuar si KRIMINELË më 1966. Po këta, me që kishin përvojë politike, më 1981 do të shfrytëzojnë momentin dhe do të katrrithen duke e AKTUALIZUAR se nuk kishin dokument tjetër përpos: “Dekretit 6 mrsit 1945 për ndalim të rikolonizimit”, që ua ndalonte kthimin kolonistëve për 25 ditë, por i ftonte të presin derisa shqiptarët t` ua ndertojnë shtëpitë me hangari (1945-1947). Pra, qarqet komunisto-çetnike serbe (çetnikët i amnestoi Kryesia e AVNOJ-it më 21 XI 1944; e kam botuar amnestimin, që e nënshkruan Tito dhe Ivan Ribar-HB) do të lëvizin edhe çështjen e largimit të UDBASHËVE kriminel me familje, nga Kosova 1966-1981. Kështu nga viti 1981 e deri më 23 mars 1989, nuk do të lënë mjet pa përdorë, duke akuzuar këndo, por konkret ASKEND, sepse e dinin të vërtetën, se udbashët nuk kishin mundur të qëndrojnë më në Kosovë , sespe nuk e duronin asnjë barazi formale.

Emrat e udbashëve vrasës të shqiptarëve në Kosovë 1945-1966:

Ata që vranë dhe masakruan pa ligj dhe pa gjyq janë: Tërë Drejtoria e Udbës për Kosovë përbëhej prej: Çeda Mijoviq, Lluka Lubarda, Mirolub Parliq, Vllada Shilegoviq, Millosav Vujoviq, Ollga Furnjakoviq, Millka Karagjiq, Drago Krkelliq, Nikolla Ajtiq, Dragolub Gjukiq, Miodrag Simkoviq, Çedomir Vujoviq, Leposava Bukonjiq. Ja këta e kanë larë në gjak popullin shqiptar nepër burgje, rrugë e stacione të policisë.

Tërë Drejtorati i Udbës për Prishtinë përbëhej prej: Velimit Zdravkoviq, Aleksander Naranxhiq, Bogolub Radiq, Savo Shurbatoviq, Sllavko Grubishiq, Tomisllav Illiq, Miodrag Krstiq, Borisav Jashoviq, Dragosllav Bioçanin, Milojka Buturoviq. Këta me kërcnime, kërbaq dhe rrahje britale i deportuan 3019 familje shqiptare nga Rrrethi i Prishtinës dhe Prishtina në Anadoll. Do të thot janë vrasës të 3000 familjeve.

Tërë Drejtorati i Udbës për Prizren përbëhej prej: Stojadin Markoviq, Batriq Buriq, Momçillo Bozhoviq, Miodrag Elezoviq, Mileva Mijalkoviq, Veselin Stankoviq, Stanisallav Stefanoviq, Illija Trajkoviq, Stanko Çuçuçuroviq. Këta ishin betuar në “Sveti Savën” se në Prizren deri më 1963, do të flitet vetëm serbisht.

Tërë Drejtorati i UDB-ës për Pejë përbëhej prej: Vlladimir Millanoviq, Milivoje Oroviq, Sokol Durlleviq, Radosav Baboviq, Gollub Donçiq, Gjuro Rubezhiq, Stanisllav Todoroviq, Dragolub Paviçeviq, Illija Jovanoviq, Vukota Pentoviq, Vera Ivanoviq, Sllavka Radoviq. Këta ishin betuar para Svetislalv Stefanoviqit dhe Moma Markoviqit më 28 XI 1955 se nuk do të lëvizin më Rugovasit me plisa bardhë nepër qytetin e Pejës.

Tërë Drejtorati i UDB-ës në Mitrovicë përbëhej prej: Radijica Pajoviq, Novica Stamnekoviq, Millan Gjuriq, Bogdan Bogunoviq, Zharko Illiq, Janko damjanoviq, Zoran Elezoviq, Ollga Delikraviq. Këta ishin cilësuar se janë përgjegjës për vdekjën e 5 minatorve shqiptar, të cilët i kishin detyruar ta ndajnë nga 3 kg ari në shkritore për nevoja të tyre, sepse po ndërtonin vikendica në deti më 1960.

Tërp Drejtorati i UDB-ës në Gjilan përbëhej prej: Millosav Gjokiq, Jovan Gariq, Branko Trajkoviq, Mirko Stoilkoviq, Svetisllav Ugrinoviq, Mlladen Nedojeviq, Smilla Todorviq. Të gjithë para popit ishin betuar sepse i kishte detyruar Vojkan Llukiqi që asnjë shqiptarë mos të mbetet në Qark pa kërkuar vesika. Do të mbesin vetëm ata shqiptarë që pranojnë të konvertohen në ortodoks”-të serbizohen.

Tërë Drejtorati i UDB-ës për Ferizaj përbëhej prej: Urosh Ristiq, Bllagje Stevanoviq, Millorad Babiqi. E vërteta, Ferizaji kishte më së shumti milicë sa çdo rreth tjetër. Prandaj më 1961 numri i kërkesave familiarre për Vesika kishte arritur në 93%. Për këtë Vojkan Llukiqi i kishte dekoruar me “Urdhër të Vllda Zeqeviqit” , popi i parë MPB për Jugosllavi më 1945.

Tërë Drejtorati i UDB-ës për Gjakovë përbëhej prej: Zhivko Gjuriqi, Svetozar Sllavkoviq, Vllajko Rikalloviq, Sllobodan Radulloviq.
Këta kriminelë ishin betuar se kudo që hasin në shenja se po respektohet: Bajram Curri, Emin Duraku dhe Fadil Hoxha, ta rrafin deri në alivanosje dhe për atë mizori të tregojnë në popull, në mënryë që friga ta përfshijë tërë masën. Madje, ndaj 8 punëtorve që po kositin livadhet, Zhivko Gjuriq kishte ngritë akuzë se po përpiqen të shkojnë në Tropojë. Të tetit i kishte rrafë deri në alivanosje dhe për këtë akt mizor ishte krekosë para Vojkan Llukiqit më 1958 se: “Ja im dajem shiptarima goll iz kornera” (Unë ua japi gol shqiptarëve nga korrneri”.

Ja pra shtrohet pyetja para ligjit të historisë: A ka pasë dallim xhandarmëria e Jugosllavisë karagjorgjeviqëve nga UDBASHET e titizmit. Vlersojeni, por hulumtonie realitetin. Ai gjindet në dokumentet arkivore që i kam botuar me titull: H. Bajrami, Zavere i zloçini UDB-e Jugosllavia prema Albancima 1945-1966, dokumenta botim Prishtinë 2007.(shqip: H. B. Komplotet dhe krimet e UDB-s jugoslave ndaj shqiptarëve 1945-1966, dokumente origjinale).

Dallimi në mes ligjeve të Federstës (FDJ),Serbisë) dhe Kosovës

Kolonizimit Kosovës me sllavë, qarqet në pushtet në çdo etapë provuan t` i japin karakter social, e që në esencë këtë veti kurrë nuk e kishte. Lidhur me këtë me Regulloren për kolonizim nga 24 IX 1919, toka u mirrej shqiptarëve dhe u dhurohej xhandarëve, vullnetarëve, nëpunsve të finasave dhe nepunësve të thjeshtë sllavë. Madje, kishte raste që tokën e fituar, kolonisti e jepte si rentë shqiptarit që e kishte pasë pronë me tapi. Kjo mënyrë e shfrytëzmit të pronave shqiptare, nuk ndryshoi as me Ligjin për kolonizim të 20 shkurtit 1920, as Ligjit për koloniizm të 11 VI 1930. Në bazë të këtyre normimeve koloniale deri më 6 prill 1941 ishin caktuar defintivisht për kolonizim: 192 212, 94 hektrë tokë . Prej tyre 100 345, 85 hektarë ishin kinse tokë shtetërore, 75 502,24 hektarë ishin tokë komunale, 246,14 hektrë ishin tokë e kaçakëve. Prandaj, toka e kësaj sasie: 180 595, 01 hektarë u ndahet 11722 familjeve koloniste, prej të cilave 248 vullnetarëve. Kurse kolonistët i ngritën në foma të ndryshme 9214 shtëpi. Më 1945 ishin krijuar tri lloje të dokuemneteve nga komisionet: federative, republikane dhe të Kosovës, që e shqyrtonin çështjen e kolonistëve të Kosovës (1918-1941. Dokumentet e krijuara nga tri komisionet, nuk përputhen në mes veti.

Tani po i shënojmë të dhënat nga Komisoni federativ. Në porcesverbale shënohet se 11722 familjeve, 11 168 familjeve u ishte zgjidhë kërkesa pozitivisht E nga prona e përgjithshme e kolonizuar, 15 784 hektarë toka pune, ishte gjetur se u janë marrë arbitrarisht shqiptarëve. Nga numri i përgjithshëm (11722), 4825 familjeve u ishte pranuar e drejta e rikolonizimit në tokën e mëparëme pra vitit 1941. Prap nga numri i përgjithshëm (11722), e HUMBIN pronën PJESËRISHTË 5744 familje koloniste para vitit 1941. Ndërsa, e humbnin pronën plotësisht, pa asnjë të drejtë 595 familje, të cilat ose si xhandarë, policë, finasierë, ose rentierë ua kishin grabitë pronat shqiptarëve. Nga numri i përgjithshëm (11722) u ishte caktuar të kolonizohen në Vojvodinë 2064 familje, në pronat e gjermanëve të deportuar. Këto familje kishin qenë kolonistë në Kosovë, para vitit 1941. Në dokumente figuron se 283 familje koloniste që kishin shfrytëzuar prona të shqiptarëve, para vitit 1941, më 1945 nuk figuronin askund se kërkojnë të koloniozhen 383 familje. Gjithashtu në procesverbale lexohet se 1683 familje (gjithnjë nga 11722 familje koloniste) nuk kishin kërkuar kthim në Kosovë, sepse para vitit 1941, kishin një histori KRIMINALE: ose kishin vrarë pronarë tokash shqiptare, ose i kishin torturuar shqiptarët, sepse gjatë gjithë kohës ishin në shoqëri me xhandarë dhe finansierë, të niveleve të ndryshme. E nga 211 familje prej tyre ishin cilsuar si rentiere: do të thot ua kishin grabitë pornat kaçakëve kryengritës, dhe ato prona ua jepnin të tjerëve për t` i punuar me rentë. Kurse, vet qëndronin nepër qytete si DAI (trim) mesjetar.

Komisioni Fedrerativ kishte gjetë edhe këto fakte se: kishte toka të braktisura nga kolonistët e që nuk pretendonin se u janë ndarë në madhësi prej 4692 hektarësh. Por komisoni kishte konstatuar se ishin në dispozicion 7138 hektarë toka jo të kultivuara. Ndersa në fund, nga fondi i kolonizimit u ishin ndarë 1833 familjeve edhe 5966 hektarë tokë shtesë.

Komisoni fedrerativ i kishte EKSPROPRIJUAR si toka pune 2611 hektarë. Në kuadër të këtij procesi i kishte gjetur edhe 3011 hektarë tokë jo e punuar, që do të thot se u ndaheshin kolonistëve sllavë. Komisoni i kishte KONFISKUAR tokë pune 913 hektarë, dhe tokë jo e punuar 1216 hektarë, siperfaqe këto që u përdorën për kolonistët shtesë. Komisoni ua kishte ndarë 848 familjeve kolonsite edhe 1093 hektarë tokë pune si shtesë. Kurse u ishte pranuar nga e drejta e ÇIPÇISË 242 familjeve që t` u dhurohen 535 hektarë toka shtesë. Ndërsa Komisoni kishte gjetë se 567 hektarë toka pune përjashtohen se ishin toka shtetërore.

Komisioni i Republikës Serbisë, kishte sajuar shifra të ngjajshme. Nga 11722 familje të koloniziar si numra zyrtar të para vitit 1941, 11168 u nënshtrohen REVIZIONIT. Kjo për faktin jo për t` ua marrë pronat por për t` ua ZGJËRUAR. Nga ajo sasi familjesh, 4829 sish muarën prona shtesë; 6339 familjeve iu pranua ish prona pjesërisht, por me kompenzim, ndërsa 595 familjeve sllave iu kompenzu toka nepër Serbi, sepse para vitit 1941 kishin qenë të liruara nga burgjet me: “kusht që të kolonizohen në Kosovë, duke pasë edhe një privilegjë, që seicila familje e këtillë e fitonte nga NJË pushkë dhe 53 fishekë për mbrojtje nga shqiptarët”!

Komnisioni i Kosovës për kolonizim, nuk i pranon nga 11722 familje koloniste të para vitit 1941 të kualifikuara si problematike 1683 familje.(“S.L”. DFJ. Nr.13/45). Komiosni i Kosovës i ndanë 11830 hektarë toka që kolonistët nuk i kishin pranuar, sepse para vitit 1941 i kishin uzuarpuar, sidomos në kohën kur u aprovuan Dekret konventa (1938/9), se shqiptarit i lejohen vetëm 0,45 ari tokë, kurse serbianit deri në 45 hektarë. E vërteta, Komisoni për kolonizim me firmë të Kosovës do të bjerë në një garckë të Gjoka Pajkoviqit, i cili aspironte që të KOLONIZOJË sa më shumë malazezë, por nuk e zvoglonte numrin e serbianëve. Ndërsa shqiptarët dëmtoheshin dyfish më egersisht sa ishte ai pushtetar. Sidomos, më 1947 ishin ndarë si problematik 4829 hektarë në emër të REVIZIONIT, ku Gjoka Pajkoviq si drejtues i PKJ ua kishte falë malazezëve. Por, ndaj këtij favorizimi do të regojnë disa serbian funksionarë, por pa sukses, sespe dhurata ishte bërë me firmën e Millovan Gjillasit.

LIGJI PËR RIKOLONIZIM i VITIT 1945 AKTUALIZOHET për T`U FUQIZUAR MË 1981

Serbia më 1981 do ta kuptoj se me shqiptarë më nuk mund të bëhet lojë me ligje koloniale. Prandaj do të orvatet që kinse ta vejë në rend dite Ligjin e 6 marsit 1945 e që të u japi të drejtë serbëve të RIKOLONIZOHEN. Kjo politikë nuk pinte ma ujë, sepse gati të gjitha dokumentet e RSFJ ishin botuar dhe nuk shitej më fjala: “ka thënë Tito dhe LKJ”. Këta dy fakotr për fatin e shqiptarëve ishin të vdekur (i pari) kurse faktori i dytë (LKJ) ishte shndërruar në institucion invalid, sepse nuk ishin më informatat si fuqi prodhues të pushtetit që mund të mbaheshin nën dry.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë në ballë të lojës shovinsite për rikolonizim

Këtë fakt historianët shqiptar (ishin 2 historianë) ia kishin vënë në dieni Fadil Hoxhës se: “Çka do të thot aktualizimi i shfuqizimit të Ligjit 6 marsit 1945 i cili kishte pasë fuqi 25 ditë”, kjo do të thot deri më 1 prill 1945 kur Polit Byroja e shfuqizoi. Fadili do na e kërkojë dokumentin e Polit Byrosë KQ LKJ dhe do ta ketë në origjinal. Atë dokument do t` ua përplasë në tavolinë antarëve të Kryesisë së LKJ dhe të Shtetit, serbvët, malazezët, boshnjakët dhe maqedonët do të mbesin pas DEMARSHIT të Fadili Hoxhës si gjelat në pleh, se ai ligjë ka pasë vlerë 25 ditë. Në atë atmosferë të tensionuar Nikolla Lubiçiqi do t`i drejtohet Fadil Hoxhës: Prej kah ai dokument në duart tua? Fadili: Dokumenti është i arkivit dhe atë ma kanë dhuruar Hakif Bjarami dhe Ali Hadr. Dokumeti është me vulë trekëndshi nga Arkivi i KQ LKJ. Kjo do të thotë se është marrë legalisht dhe me autirizim për nevoja shkencore”.

Më 1981, Gjykata Kushtetuese e RS Serbisë, për shkak se nuk ishte KOMPETENTE, do t` i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të RSFJ se a është dalë i pavlerë Dekret Ligji i 6 marsit 1945, për ndalimin e përkohëshem të kthimit të kolonistëve sllavë në Kosovë, “duke e marrë për bazë dëmin e Kushtetutën së vitit 1974”, sepse “serbët sidomos, nga ai ligj paskan pasë pasoja të dëmshme”. Këtë kerkesë të orkestruar nga qarqet shoviniste çeniko-komuniste serbe, të cilat e LIGJËSUAN KTHIMIN E SERBËVE DHE MALAZEZËVE DHE ATYRE QË DËSHIROJNË PËR TË JETUAR në këtë krahinë” në qershor 1981. Kjo kërkesë deri më 1987, ishte vetëm temë politike. Por, pas Memorandumit të Akademisë Serbe (1986), me që Gjykata Kushtetuese RSFJ e refuzon më 24 mars 1988, Kërkesën e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, me vendimin nr. 8262/87, se nuk ka bazë për rishqyrtim të Ligjit të revizionit/45, prandaj edhe Këshilli Ekzekutiv Federativ nuk ka mundësi ligjore për ta përfillë fare, kërkesën serbe.

Çështja e rikolonizimit të KATËRT të Kosovës” (1988-1999)

Kjo çështje do të lëvizët nepër koluaret politke të Serbisë në fillim e pastaj do të kalojë në nivelet e Federatës. Çështja nga viti 1981 do të debatohet pa e ditur opinioni shtetëror i Kosovës, që ishte i mpitë në IDEOLOGJI të “vllazrimit” me bashkimin me dhunë, (gjithnjë me prapavi serbe, që të FILLOHET ME KOLONIZIMIN e Katërt të KOSOVËS si i katërti që aspirohej në Serbi të fillojë pas aprovimit të: “PROGRAMIT JUGOSLLAV PËR KOSOVËN më 1988”, në pranverë të vitit 1989, me 105 detyra për Kosovën dhe tërë fedeartën. Me këto SYNIME pushteti çetniko-komunist i Serbisë, duke mos gjetë rugë tjetër për KOLONIZIMIN E KATËRT më 1988, do ta suprimojë Kushtetutën e Kosovës (nga viti 1974) më 23 mars 1989. Në këtë avanturë, pushteti serbian nuk do të ndalet dhe do të kërkojë INTERPRETIM të sërishëm të Ligjit (që nuk ishte ligj) por masë e përkohshme nga 6 marsi 1945 në Gjykatët Kushtetuese të RSFJ-s. Gjykata Kushtretuese e RSFJ më 27 mars 1990, do ta REFUZOJË kërkesën e Kuvendit të RS të Serbisë. E në kërkesën e Kuvendit të RS të Serbisë theksohej se: “Më 6 mars 1945 Kryesia e AVNOJ-it i ka shkelë rëndë të drejtat: materiale, morale, politike dhe nacioanle të serbëve në përgjithësi”. Madje S. Millosheviqi, do t` iu kërcnohet pjestarëve të Gjkykatës Kushtretuese të RSFJ se: “Në Kosovë do ta kthej “Ligjin mbi hajdutët” nga shekulli XIX-të. Në realitet, Ligji për revizionin e kolonizimit është sjellë në gusht të vitit 1945, dhe nuk e kishte asnjë lidhje me ndonjë institucion të Kosovës.

Dhe, kur Lubjana e sidomos Zagrebi zyrtar e vrejtën tërë prapavinë serbiane: çka ishte lajmëruar më 1985 në simpoziumin e historianëve; çka ishte paralajmëruar me Memorandumin e Akademisë më 1986; pse ishin nxjerrë eshrat e princ Llazarit nga varri, dhe ishin shetitë nepër Jugosllavi më 1987; pse ishte insituar me çdo kusht të aprovohet: “Programi Jugosllav për Kosovën” më 1988; pse kishte ndodhë grushtshteti në Kosovë më 23 mars 1989; pse kishte dështuar Kongresi i LKJ-ës në tërësi, arsyeshëm se ishte filluar të mendohet se INFEKSIONI politik që e kishte përfshi Kosovën, mund të eskportohet edhe në Perendim të vednit, i cilësuar si “Jogurt revolucioni” serbian. Kjo aq më parë, kur Serbia zyrtare duke provuar për nja 1683 familje, me të kaluar kriminale, që nuk ishin lejuar të kolonizohen prap në Kosovë më 1945, ishte në gjendje që ta fillojë luften si preteks se: “serbët janë të nënshtruar”, e gabimisht po quhen “popull nënshtrues’. Kjo tezë, që u lansua në Simpoziumin e Beogradit më 15 maj 1985, si paralajmërim, ku autori i këtij shkrimi ua ka berë me dije, jo vetëm serbianëve por edhe të tjerëve se: “Ju serbianët po doni të merrni çdo gjë në Jugosllavi. Mendoni ju se me këtë politikë do ta humbëni çdo gjë, që keni fituar dhe përvetësuar në të kaluarën, por që në fund do të humbëni në tërësi”. Aty ishte edhe Ivan Stambolliq, Sinan Sahit dhe tërë udhëheqësia serbiane, prej të cilëve disa rus dhe grekë, francezë dhe anglez e austriakë. Aty jo, marionetat serbiane do të më sulmojnë në hotelin “Ekzelcior” në ora 03 të natës më 16 maj 1985. E sjellja e tyre ishte aq e ulët pse ua thash edhe këtë: “nuk ka ma popuj të rendit dytë në Evropë”. E nëse ka, ata do ta ngrisin kokën dhe nuk do të durojnë më politikë koloniale (aloduoja në shqiptarë, se për slloven dhe kroatë, shkencëtarët e tyre ishin aty, por nuk bëzanin, ishin bërë pula, sepse gjaku që derdhej për çdo vit në Kosovë nepër demonstrata, atyre nuk u bënte përshtypje fare, se një ditë era e gjakut mizor serbian do të arrinë edhe te ata. E kjo vlente aq më parë për Boshnjakët, që ua shikonin gojën me respekt serbianëve, kah villnin vrerë antishqiptar kudo, pra jo vetëm nepër sipoziume “shekncore”.

Politikanë shqiptarë, kudo që jeni, në anën tjetër, gjatë vitëve 1981-1989 ju ftojë PUBLIKISHT, pse nuk dilni e t` i kërkoni popullit shqiptar falje. A e dini Ju se sa keni vjellë për: “nacionalizmin dhe iridentizmin shqiptarë”. Pse demonstrat e vititi 1981, për JUVE “ishin dhe mbetën” qe 40 vjetë “kontrarevolucionare”. E këtë mëkat do ta keni në qafë edhe në atë botën tjetër, sespe 775656 vite burgje ua keni “dhuruar” rinisë së njomë të Kosovës martire, të Kosovës së Adem Demaçit, Zahir Pajazitit dhe Adem Legjendarit-Jasharit e mbi të gjithë UÇK-ës që e mahniti botën me disiplinë dhe luftë të drejtë për liri dhe çlirim njerëzor.

Në fund pse erdhi deri te lufta në mes sllavëve që na patën lodhë se jemi “vëllazër”

Pse erdhi deri te lufta e hapur në mes sllavëve dhe shkatërrimi i Jugosllavisë më 4 VII 1992. Serbia e dinte se me “Programin jugosllav për Kosovën 1988” nuk do të mundet ta serbizojë asnjë institucion të Kosovës. Prandaj provoj me grushtshtet më 23 mars 1989 me shpresë se shqiptarët do të ngritën në luftë dhe pastaj sikurse më 1945 rezistenca të shtypet me vargoj gjaku. Në anën tjetër Serbia e sulmoi Slloveninë me shpresë se do t` i frikësoj shqiptrët, sespe ishte në pikën më kritike intervenimi i Shqipërisë. Pra, Serbia faktorin slloven e nënçmoi dhe shqiptarët e vazhduan politikën me mjete tjera, të cilat janë të njohura, si paqesore (LDK etj). Por rikolonizimi ndodhi. E vërteta, humbja e Kosovës mbi gërmadhat e shovinizmit serb, u kthye në realitet, që duhet të ndodhte.
Deri te lufta në mes APJ (Serbisë) dhe popullit slloven ka ardhur me pajtimin e plotë të S. Millosheviqit dhe Franjo Tuxhaminit në

Karagjorgjevë (1990), ku është lidhë një pazar mizor që:

1.“Të gjithë serbët e Kroacisë të kolonozhen në Kosovë”;
2. Shqiptarët si më parë mund të shkojnë (dhe shkuan 1998/99) kah do;
3. Bosnja dhe Hercegovina do të ndahet në proporcion, për çka Boshnjakëve u mbetet që edhe ata të kolonizohen diku, në një tokë tjetër”-në ndonjë planet jashtë tokës!

Kjo është Serbia për Evropën, e cila politikën serbe nuk e lexon përmes politikës ruse, e cila nuk ka dëshirë që Serbia të jetë në kufij të saj, por që të jetë luftënxitëse në Ballkan, sepse ndryshe kush t` ia mbulojë një sasi krimesh Rusisë në pjesët jugore, e sidomos me rastin e okupimit të Krimes.

Pra Serbia nuk mundet të jetojë si shtet, pa krime.

Këtë e ka deshmuar historikisht.

E verteta, RSFJ-ën kanë mund ta shkatërrojnë vetëm ata popuj që e kanë themeluar. Shqiptarët në Jugosllavi kanë provuar si thot Adem Demaçi me të gjitha mjetet paqësore të shkëputen nga shteti katrahurë dhe i padrejtë si burg i popujve, sepse ishin në rend të parë në trojet e veta. Por, kur u vrejtë se Serbia ka hapë front në stilin: “do ta marrë Kosovën krejtë me kolonizim të 400 000 serbëve nga Kroacia, madje agjenturat serbe e regrutuan edhe një fshat për kolonizim nga Shqipëria Veriore (Vrraka) të isntalohet në Kosovë (Deçan), atëherë shqiptarët e kuptuan se politikës paqësore i ka dalë afati dhe e themeluan UÇK (1993), së cilës iu bashkua edhe NATO (më 1999), me tërë arsenalin nga 24 marsi 1999 e deri më 10 VI 1999, kur ushtria dhe policia serbe u detyrua të KAPITULLOJË, ta nënshkruajn kapitullimin, pra mu aty ku synonin se kanë fituar më 1912, pra në Kumanovë.

Kontra ofenziva shqiptare

Ruzhdi Xhakaj në Besi u tregoi jugosllavëve se çka mund të bëjnë shqiptarët më 2 prill 1981. Tutje, çështja e pajtimit me Anton Qetën në Ballë ishte hapi tjetër. Ndërsa politika për: KTHIMIN E TË GJITHË SHQIPTARËVE QË JANË SHPËRNGULË nga KOSOVA NË TURQI do të fillojë më 1992. Betimin e kemi bërë me simbolikë dhe pramendim në xhaminë e fshtatit PALAC (Vendlindja e Hasan PRISHTINËS në DRENICË) në Drenicë, me këto fjalë. Unë e kam drejtuar betimin me kët tekst: “Betohemi se do të qëndroj në krye të çdo detyre që na shtron kombi. O SHQIPTARË ejani në Kosovë. Dheun e Arbnit me dorë me prekë; Me jetue shqip e shqip me vdekë!
Në vijim më 1992 në Tiranë Lëvizja patriotike e Kosovës me emrin UNIKOMB, e botoi “LIBRIN E BARDHË” shkruar nga Hakif Bajrami në 5 gjuhë: Shqip, serbisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht. Botimin e pagoi Ibrahim Osmani nga Keçekolla. Botimin e teknikisht në Tiranë e përgatiti Mr. Halil Alidema, kryetra i UNIKOMB-it. Atë libër që është aktakuzë kundër FASHIZMIT SERBIAN, e kemi shpërndarë në 20 000 kopje nepër tërë Europën, përmes aktivistëve të UNIOKMB-it. Mos ta injorojmë faktin, në botimin e LIBRIT BARDHË, kishte dorë edhe Presidenti i Shqipërisë Ramiz Alija, i cili pastaj i hapi dy kurse për ushtarët e parë të UÇK-ës në Tiranë dhe rrethinë.

Patriotët shqiptarë në vijim e lindën UÇK më 1993 në Lagjën e Trimave (Prishtinë) në Familjen BRAjSHORI, duke bërë luftën më të drejtë në Europë, që është zvilluar ndonjëherë, deri më 10 qershor 1999. E vërteta, Serbia i humbi katër lufta 1991-1999: dy kundër sllavëve, një kundër boshnjakëve, një kundër shqiptarëve. E sot në Serbi, (BE e dinë këtë fakt), jetojnë 28000 kriminelë lufte. Por në vend se te hetohen dhe gjykohen kriminelët serbianë, që bartën kufoma të shqiptarëve dhe i hudhën nepër Serbi për të humbur gjurmë, BE në anën tjetër për me ia amortizuar krimet Serbit gjakatar, ka themeluar një Gjykatë Speciale raciste vetëm për shqiptarë, pra që t` i hetojë 5 shqiptarë, të cilët kanë bërë organizim dhe luftë të drejtë, sipas Konventave të Gjenevës 1948. Kjo politikë hipokrite evropiane, po provon ta kthej vëmendjen andej kah nuk duhet. Unë mendoj se do ta humb këtë luftë, sespe keq e ka filluar kryqzatën kundër shqiptarëve më 1878 në Berlin…. dhe keq do ta pësojë në Hagë para së vërtetës së UÇK-ës, e cila nuk ka gjykatë që ka për bazë drejtësinë , se mundet ta denojë ndokend si pjesëtar i UÇK-ës. Po e them këtë, sepse nga Zyra Politike u UÇK-ës e drejtuar nga Adem Demaçi, për çdo ditë u janë lëshuar INSTRUKSIONE me gojë dhe me shkrim shtabeve të Zonave operative të UÇK-ës, se lufta jonë është e drejtë dhe do të zhvillohet me Konventat e Gjenevës, nga viti 1948/49. Ato Konventa kanë qenë në origjinal të ekspozuara në hyrje të Zyrës së Adem Demaçit, dhe çdo gazetar i huaj e vendor i ka parë dhe ka mundur t` i fotografojë. Pra lufta na është imponuar dhe përtej vatrave tona nuk kemi pasë ku të shkonim. E shkatërrimi i Jugosllavisë është si pasojë e padrejtësive që janë manifestuar në te, ku serbët provonin të ishin në krye të kupolës saj. Kur u erdhi radha edhe të tjerëve, të qëndrojnë një kohë në “kupolë”, serbët provuan me luftë të mbesin në maje, dhe u ngulën në te. E humbën luftën në: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
Dhe prap krekosen!? …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat