​106-vjetori i vrasjes, ja çfarë shkruante gazeta "The Press" për Isa Boletinin më 23 nëntor 1921

Historia

​106-vjetori i vrasjes, ja çfarë shkruante gazeta "The Press" për Isa Boletinin më 23 nëntor 1921

Më: 23 janar 2022 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami ka sjellë fragmente të përkthyera nga gazeta "The Press" e Zelandës së Re, datë 23 nëntor 1912, për heroin e popullit Isa Boletini, në 106-vjetorin e vrasjes së tij.

Ai në një postim në Facebook shkruan se fjala e mirë e një njeriu të vendosur arrin të dëgjohet me admirim edhe në skaj të botës.

"Pastaj, z. Isa arriti madhështinë. (Sulltani) Abdul Hamidi, meqë e zbuloi se forca nuk kryen punë, u përpoq me metodat e tija të zakonta – ryshfetin.

Ai e ftoi Isën në Jildiz (Pallati dhe rezidenca e Sulltanit në Stamboll), e quajti duke i bërë lajka “Monsieur”, dhe i ofroi atij 2800 funte në vit dhe një harem për të jetuar si një mysliman i mirë në Stamboll. Isa refuzoi 2800 funtet, e madje edhe haremin. 'Ngufatem në qytete', tha ai...", shkruante asokohe "The Press".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat