Combat (1973) / Polemika me flokët e futbollistëve të kombëtares finlandeze në doganën shqiptare : “Të rinjtë tuaj janë të pahijshëm”

Historia

Combat (1973) / Polemika me flokët e futbollistëve të kombëtares finlandeze në doganën shqiptare : “Të rinjtë tuaj janë të pahijshëm”

Nga: Aurenc Bebja Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

“Combat” ka botuar, të mërkurën e 10 tetorit 1973, në faqen n°15, një shkrim në lidhje polemikën e krijuar asokohe në doganën shqiptare ndaj futbollistëve të kombëtares finlandeze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Futboll

Doganierët shqiptarë kanë protestuar në Federatën Finlandeze të Futbollit për gjatësinë e flokëve të anëtarëve (lojtarëve) të skuadrës finlandeze që do të përballen me shqiptarët sot në Tiranë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës FIFA.

Megjithatë mësuam nga një burim i informuar në Helsinki, se finlandezët u lejuan të shkelnin në tokën shqiptare kur mbërritën të hënën në Tiranë.

Sqarojnë se në një shkresë drejtuar zotit Osno Karttunen, Presidentit të Federatës Finlandeze të Futbollit, kreu i doganave shqiptare nënvizonte : “Të rinjtë tuaj janë të pahijshëm”.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Helsinki vitin e kaluar, Finlanda mundi Shqipërinë 1-0.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat