Diktatori Hoxha rrezatonte lumturimin e tij nga takimi me “vëllezërit jugosllavë”, dhe injorimin e “miqve kosovarë”

Historia

Diktatori Hoxha rrezatonte lumturimin e tij nga takimi me “vëllezërit jugosllavë”, dhe injorimin e “miqve kosovarë”

Nga: I. M. Më: 25 korrik 2022 Në ora: 17:23
Diktatori Hoxha në aeroportin e vjetër të Tiranës, 2.7.1946, pas kthimit nga Jugosllavia. Foto e sjellur nga studiuesi Kastriot Dervishi

Nëpërmjet një fotoje, studiuesi Kastriot Dervishi, i cili kujdeset në mënyrë të veçantë, që të zbulojë krimet e komunizmit, dhe që shpesh disa nga detajet e atyre krimeve, i publikon në profilin e tij në Facebook, na rikujton imazhin dhe mesazhet antiKosovë të diktatorit Enver Hoxha.

Por, syrit të tij si studiues nuk i ikin as detajet, të cilat shprehin një gjendje emocionale në kundërshtim me politikën e proklamuar apo me retorikën e zakonshme.

Kështu sot, ai ka sjellur një foto të diktatorit Enver Hoxha, në momentin e kthimit të tij në Tiranë, pas vizitës që ia kishte bërë Jugosllavisë komuniste, në verën e vitit 1946. Kastrioti na e sjellë edhe një copëz të atij realiteti politik dhe psikologjik, që e karakterizonte diktaturën e sapo filluar në Shqipëri, lidhjet e saj emocionale me jugosllavë dhe indiferencën me shqiptarët. Këtë të fundit diktatori Hoxha e kishte shprehur edhe me injorimin e shqiptarëve në Kosovë, duke mos shprehur interesim as për t’i vizituar dhe as për t’i takuar, si vëllezër komunist. Përkundrazi diktatori Hoxha, vëllezër i quante jugosllavët, ndërsa ‘shqiptarët miq kosovar’!

“Rrezatonte lumturi të paparë pas kthimit nga vizita në Jugosllavi. Takoi popujt "vëllezër jugosllavë" dhe mareshalin Tito "mikun më të madh të popullit shqiptar". Për "miqtë kosovarë" nuk gjeti kohë t'i takonte. Aeroporti i vjetër i Tiranës, 2.7.1946. Atë ditë dënohej opozita e kohës”, shkruan me tone ironike Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat