Trajtimi mizor i padëgjuar: Farmacistit ia dogjën organet gjenitale me benzinë!

Historia

Trajtimi mizor i padëgjuar: Farmacistit ia dogjën organet gjenitale me benzinë!

Nga: I. M. Më: 28 shtator 2022 Në ora: 22:21
Sara Blloshmi (1904-1975) dhe Alfred Ashiku (1916-1962)

Një tregim rrëqethës të një ngjarjeje të vërtetë në historinë komuniste të Shqipërisë, e ka sjellur hulumtuesi Kastriot Dervishi.

Duke sjellur për informim të publikut, një foto me pamje të jetës moderne në Shqipërinë e para komunizmit, të një çifti të dashuruarish (bazuar në pamjet e fotos në bregdetin shqiptar), studiuesi Dervishi, sjell historinë tronditëse, rrëqethëse e të padëgjuar, të një intelektuali shqiptar, shkodran, që pësoi torturimin ndoshta më mizor, edhe pse kurrë nuk ishte marrë me politikë, por e pësoi nga akuza për agjenturë me misionet anglo-amerikane në Tiranë. Viktima ishte farmacisti Alfred Ashiku (1916-1962).

Lexojeni në vijim, historinë e një dosjeje trishtuese të Shqipërisë komuniste, të paraqitur në faqen e tij të Fb.

“Një foto dhe një histori e rrallë”

“Në foto janë Sara Blloshmi (1904-1975) dhe Alfred Ashiku (1916-1962), gjatë kohës së verës në një plazh të paidentifikuar. Sara u largua pas lufte me bashkëshortin e saj britanik Vandeleur Robinson, ndërsa farmacisti Alfred Ashiku u arrestua më 16.5.1947. U akuzua se kishte pasur dijeni për “organizatën tradhtare të deputetëve” ,dhe për miqësi me misionet anglo-amerikane në Tiranë. Ashiku nuk ishte marrë kurrë me politikë. Ndaj tij u përdor edhe një lloj torture e padëgjuar kurrë, sepse aty përzihej urrejtja dhe zilia e njerëzve të regjimit. Sipas deklaratës së datës 25.3.1949 të kapiten Muço Saliut, hetuesi i procesit, nëntoger Gole Bashari, i njohur për llojet e ndryshme të teknikave, kishte përdorur ndaj Ashikut torturën e djegies së organeve gjenitale me benzinë”, shkruan Kastriot Dervishi.

Image
Fotoja origjinale e Sara Blloshmi (1904-1975) dhe Alfred Ashiku (1916-1962)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat