5 gra të guximshme që ndryshuan rrjedhat e historisë përgjithmonë!

Life style

5 gra të guximshme që ndryshuan rrjedhat e historisë përgjithmonë!

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Malala Yousafzai

Sa gra njohim ne që ndryshuan Botën, dhe lanë gjurmët e tyre në histori? Të forta, inteligjente, dhe të guximshme, ato nuk iu frikësuan të ardhmes.

Ju sjellim historitë e 5 grave të guximshme që ndërruan përgjithmonë rrjedhën e historisë, dhe bënë që emri i tyre të jetë i pavdekshëm.

Kë do të shtonit tjetër në këtë listë?

Marie Sklodowska-Curie

Gruaja më inspiruese nga fusha e shkencës. Shkencëtarja e parë që iu dhuruan dy çmime Nobel. Ajo hapi dyert e shkencës për mijëra gra. Së bashku me burrin e saj, zbuluan poloniumin dhe radiumin. Ajo po ashtu u bë mësuesja e parë femër në historinë e Sorbonne.

Jeanne Baret

Gruaja e parë që përshkoi botën rreth e rrotull në një udhëtim. E veshur si një burrë, ajo hipi në një anije franceze që po I binte rreth botës për të zbuluar më shumë. Ajo u kthye në Paris dhe I dha Muzeut Historik rreth 3000 bimë të reja dhe të panjohura, duke fituar kështu mirënjohje për gjithë jetën e saj.

Vera Obolenskaya

Një dukeshë ruse dhe heroinë e rezistencës franceze. Si fillim punoi si modele e më pas si një sekretareshë. Ishte një oficere e inteligjencës, dhe kështu organizoi arratisjet e shumta të të burgosurve britanez përtej kufirit. Ajo u kap nga forcat naziste, por edhe atëherë nuk humbi kurajën, besnikërinë e humanitetin. Ajo ishte një inspirim për qindra burra e gra që po luftonin okupatorin.

Eleanor Roosevelt

Zonja e parë në Botë. Pavarësisht pozitës së saj, ajo postoi artikuj që preknin temat sociale, dhe kështu ndihmoi burrin e saj në lidhjet politike, formoi ‘United Nations’ dhe luftoi për të drejtat e grave.

Malala Yousafzai

Në moshën 11 vjecare, ajo shkroi për rexhimin Taliban, dhe shpërndau mendimet e saj për edukimin e vajzave. Për këtë, ajo u qëllua në kokë, dhe prapë mbijetoi dhe vazhdoi të lobonte për të drejtat e edukimit në Lindjen e Mesme. Ajo themeloi shkollën në Lebanon për vajzat refugjat nga Siria. Në moshën 19 vjecare, Malala është fituesja më e re e cmimit Nobel, si dhe simbol I shpresës për miliona vajza.

A njihni një grua që suhet të ishte në këtë listë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat