Viti i Ri në pandemi, ja disa ide për festë

Life style

Viti i Ri në pandemi, ja disa ide për festë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Edhe nëse planet tuaja të Vitit të Ri janë  ndryshe sivjet  për shkak të COVID-19, ju përsëri mund të kënaqeni në shtëpi në natën e ndërrimit të motmoteve.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mënyra më e sigurt për të festuar vitin e ri është të kremtuarit në shtëpi me njerëzit që jetojnë me ju, ose praktikisht me miqtë dhe familjen, shkruan Times  Herald.

Këtu janë disa ide për të festuar natën e Vitit të Ri në mënyrë të sigurt në shtëpi.

Bëni festime virtuale

Merrni pjesë në një koncert virtual ose shfaqje.

Planifikoni një numërim mbrapa virtual deri në mesnatë me miqtë.

Shijoni një darkë apo ëmbëlsirë virtuale me miqtë dhe familjen.

Planifikoni një aheng të Vitit të Ri për njerëzit me të cilët jetoni.

Dekoroni, bëni muzikë dhe vallëzoni me njerëzit me të cilët jetoni.

Planifikoni një vakt ose ëmbëlsirë të veçantë me familjen tuaj.

Njerëzit që jetojnë me njëri-tjetrin mund të qëndrojnë para shtëpisë së tyre dhe të brohorasin së bashku në mesnatë.

 Ide të tjera

Shikoni një shfaqje të drejtpërdrejtë të ndezjes së fishekzjarreve, koncert ose program tjetër të Vitit të Ri nga shtëpia juaj,

Kujdesuni për veten dhe bëni diçka që ju pëlqen, siç është leximi i një libri ose shëtitja.

Merrni një ushqim të veçantë nga një restorant lokal për ta ndarë me familjen tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat