Receta shtëpiake që ofron rritjen e thonjve

Life style

Receta shtëpiake që ofron rritjen e thonjve

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Në brishtësinë e tyre ndikojnë më së shumti faktorët fizikë, si dëmtimi i epidermës së thonjve dhe kafshimi i tyre, e për këto arsye thonjtë rriten shumë më ngadalë. Për këtë arsye jua sjellim një zgjidhje të shpejtë që ofron rezultate të mira, e ato janë thonjtë e shëndetshëm dhe të shkëlqyer. Jua sjellim recetën shtëpiake, me ndihmën e së cilës për vetëm dy javë do të keni thonj më të mirë.

PËRBËRËSIT:

1. Lëngu i freskët i portokallit 2. Lëngu i freskët i hudhrës 3. Vaji i ullirit

PËRGATITJA:

E merrni një filxhan paksa më të madh e në të e përzini lëngun e portokallit dhe lëngun e hudhrës. Në të i zhytni thonjtë për rreth 10 minuta. Pas kësaj, thonjtë i zhytni në filxhanin tjetër me vaj të ullirit. Përsëriteni këtë procedurë për çdo ditë, gjatë dy javëve. Thonjtë do të ushqehen me përbërës ushqyes që përmbajnë këto gjëra ushqimore, e me vetë këtë do të rimëkëmbet epiderma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat