A janë mjegulluar dritaret tuaja në shtëpi?

Life style

A janë mjegulluar dritaret tuaja në shtëpi?

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Si të përballeni me këtë dukuri të zakonshme gjatë muajve të ftohtë

Avulli mjegullon dritaret kur lagështia në ajër bie në kontakt me një sipërfaqe të ftohtë siç janë dritaret.

Gjatë muajve të dimrit, kjo dukuri është e zakonshme, sepse ngrohja është ndezur, ndërsa ajri jashtë është i ftohtë.

Gjithashtu, dritaret mund të jenë të mjegulluara për shkak të gatimit të ushqimit ose dushit.

Si të parandaloni kondensimin në dritare?

Kjo është një dukuri e zakonshme gjatë dimrit dhe mund ta zgjidhni thjesht duke fshirë xhamin.

Hapja e një dritareje

Kujdesuni që të hapni dritaret rregullisht. Është e rëndësishme të balanconi ajrin e shtëpisë me ajrin e jashtëm.

Organizoni bimë shtëpie

Bimët e brendshme në një pjesë të shtëpisë ose dhomës do të ndikojnë në faktin që lagështia të mblidhet vetëm në atë zonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat