Mos e bëni këtë ushtrim më shumë se 30 sekonda

Life style

Mos e bëni këtë ushtrim më shumë se 30 sekonda

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Ekspertët kohë më parë kanë këshilluar që ushtrimi plank nuk bëhet më shumë se një minutë

Sipas rekomandimeve më të reja, ushtrimin do të duhej ta bëni disa herë gjatë ditës, por në intervale jo më të gjata se 10 deri 20 sekonda.

“Nëse bëni plank më shumë se një minutë, është vetëm humbje kohe. Prandaj më mirë koncentrohuni vetëm në 20 deri 30 sekonda, nëse do të mundeni realisht të përballoni, por edhe ushtrimi të jetë i bërë siç duhet”, thekson Ostin Lopez, transmeton Telegrafi.

Ky ushtrim, sipas tij, ka kuptim vetëm kur muskujt janë mirë të tendosur.

“Kur ushtrimi bëhet më gjatë se 30 sekonda, shumica ngadalë pushojnë t’i shtrëngojnë muskujt. Atëherë peshën e trupit fillojnë ta kalojnë në supe, kështu që rezulton që 30 sekondat e tjerë bëhen në forcimin e qëndrueshmërisë së supeve, jo në forcimin e gjithë trupit”, shpjegon Lopez.

Çdokënd që e trajnon, Ostin Lopez patjetër ia ndalon të bëjë plank më shumë se 20 – 30 sekonda.

Të gjithë atyre personave, të cilët dëshirojnë që nga planku të arrijnë rezultate edhe më të mira, i këshillon që të mos fokusohen në vazhdimin e kohëzgjatjes, por në rëndësinë e ekzekutimit të ushtrimeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat