Kremrat me fruta e perime, magjike për fytyrën tuaj

Life style

Kremrat me fruta e perime, magjike për fytyrën tuaj

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Frutat e lëngshme dhe perimet plot aromë janë përbërësit që përdoren gjerësisht në produktet e reja kozmetike për rigjenerimin e lëkurës dhe kundër plakjes.

Nga manaferrat deri te papaja acarimet dhe skuqjet e vogla, apo shfaqja e pikave të kuqe kur temperaturat ulen, mbahen në kontroll nga flavonoidet të cilat gjenden te manaferrat dhe boronicat, të afta për të zbutur dhe për të forcuar muret e vogla kapilare.

Pastaj janë agrumet, te të cilat është vitamina C, e cila stimulon qarkullimin e qelizave, nxit prodhimin e fibrave elastike për të rritur tonet muskulore, shndrit lëkurën duke i bërë më pak të dukshme njollat e errëta.

Pa harruar se limoni në veçanti ka një veprim të dobishëm regjës për lëkurat e yndyrshme. Në funksion të anti plakjes ,aleatë të rëndësishëm janë antioksiduesit e shegës, të rrushit dhe acidet e ëmbla të papajës, të mollës dhe shalqirit, të afta për të eliminuar shtresat sipërfaqësore të lëkurës të rrudhura dhe për të aktivizuar ripërtëritjen e qelizave, proces që fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës , duke i dhënë vitalitet të ri lëkurës.

Perimet që nuk duhen harruar më pak të zakonshme se frutat, por po aq efektive për kujdesin e lëkurës, perimet i gjejmë në mesin e përbërësve në formulat kozmetike.

Karota mbron, rigjallëron dhe stimulon nxirjen, e përdorur kryesisht te kremrat kundra diellit.

Ndërsa kungulli, me përqendrimin e lartë të beta karotene, vitamina A dhe D, magnezit dhe hekurit, ndihmon për të ruajtur vitalitetin dhe freskinë e indeve të lëkurës.

Një veprim i fuqishëm kundër plakjes së parakohshme është edhe likopeni, një antioksidues i cili gjendet në domate ndërsa kastraveci ka efekt hidratues dhe freskues, i çmuar në rastin e lëkurave të yndyrshme.

Shumë të vlerësuara nga kozmetika janë edhe bashkimet e frutave dhe perimeve: panxhari dhe kokosi i japin shëndet dhe butësi lëkurës, ndërsa ulliri dhe rrushi ndriçojnë dhe zbusin shenjat e plakjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat